Pas 470 ditësh rifillojnë udhëtimet me traget Sarandë – Korfuz – Sarandë

01/07/2114:39

Shperndaje:

Pas 470 ditësh ndërprerje për shkak të pandemisë, kanë rifilluar sot udhëtimet me traget Sarandë – Korfuz – Sarandë.
Kanë qenë rreth 80 pasagjerë të cilët në orën 16.00 janë nisur me tragetin e parë drejt Korfuzit.
Rifillimi i udhëtimeve me traget drejt Korfuzit ishte paralajmëruar nga Prefekti Flamur Mamaj gjatë një takimi me bizneset turistike në Sarandë.
Porti i Sarandës është një prej pikave nga ku vijnë në vendin tonë një numër i lartë turistësh të huaj, kryesisht të Europës perëndimore dhe veriore.

Në vitin 2018 në portin e Sarandë kanë hyrë dhe dalë 482 mijë pasagjerë.

VIDEO


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Borsh/ Banorët e Qazim Palit sërish në protestë: “Pronat i kemi me ligj, por na i rrëmbejnë”
Vila Marjana në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhiniere dhe Sanitare
Jepet me qira vjetore Bar – Restorant “Blue Sky” në Sarandë
Matilda Qurku zgjidhet kryetare e Degës së Partisë Demokratike Sarandë
Delvina fiton në transfertë, mposht Shkumbinin 2-1
Butrinti fiton 3-0 ndaj Eagle, mbetet në garë për kreun – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.