Parakalimet e gabuara, manovrat e rrezikshme dhe celulari në timon nuk do të tolerohen nga Policia 

29/03/2613:23

Shperndaje:

Parakalimet e gabuara, manovrat e rrezikshme dhe celulari në timon nuk do të tolerohen nga Policia 

Parakalimet e gabuara, manovrat e rrezikshme dhe përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit do të jenë në fokus të kontrolleve të Policisë Rrugore, pa asnjë tolerancë ndaj shkelësve.

Kështu është shprehur në rrjetet sociale Besfort Lamallari, duke publikuar edhe pamje video që tregojnë qartë disa prej shkeljeve më të rrezikshme që ndodhin çdo ditë në rrugët e vendit.

Në mesazhin e tij, Lamallari thekson se përdorimi i celularit gjatë drejtimit është një nga rreziqet më serioze për jetën e drejtuesve të mjeteve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Ai paralajmëron se çdo drejtues që kapet duke përdorur telefonin në timon do të përballet me masa të menjëhershme, pasi siguria rrugore nuk është çështje që mund të negociohet.

“Nuk ka asgjë më të rëndësishme apo urgjente se kujdesi për jetën dhe shëndetin tënd dhe të të tjerëve, kur je në timon! Dije se çdo sekondë që heq sytë nga rruga për një mesazh apo telefonatë, po luan me jetën tënde dhe të të tjerëve. Ky nuk është një gabim i vogël, por është një rrezik që mund të kushtojë përgjithmonë. Nuk ka justifikime e as tolerancë për këdo që kapet me celular në timon. Siguria në rrugë është e panegociueshme”, shkruan ai.

Ky qëndrim vjen në një kohë kur aksidentet rrugore vijojnë të mbeten një shqetësim serioz, shpesh të shkaktuara nga pakujdesia, shpejtësia tej normave dhe shpërqendrimi gjatë drejtimit të automjetit. Autoritetet bëjnë apel për ndërgjegjësim maksimal nga ana e drejtuesve, duke theksuar se respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor është mënyra e vetme për të garantuar jetën dhe sigurinë në rrugë.

Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Parakalimet e gabuara, manovrat e rrezikshme dhe celulari në timon nuk do të tolerohen nga Policia 
Rregullat e reja: privatët këtë vit do mund të shfrytëzojnë edhe 80% të plazheve publike
Këtë verë banorët do mund të flenë 1 orë më shumë, muzika ndalon në orën 23:00
Spiropali përplaset me ministren nga Shalësi i Sarandës, Rama: Mos më detyro të të nxjerr jashtë
Operacioni “The End” – Mashtronte biznese duke u prezantuar si inspektor shtetëror, arrestohet 26-vjeçari nga Saranda
Jako Premium Hotel kërkon Recepsionist/e, Sanitare dhe Punonjëse Lavanderie. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.