Nxënësi i “Adem Sheme” futet në klasë me pistoletë, terrorizon mësues dhe nxënës

20/02/2321:02

Shperndaje:

Një nxënës i shkollës 9-vjeçare “Adem Sheme” në Sarandë ka terrorizuar mësuesen dhe nxënësit e një klase, duke hyrë në klasë dhe duke u drejtuar një pistoletë.

Ngjarja, e cila është denoncuar në Saranda Web nga prindër të nxënësve, ka ndodhur pasditen e sotme në ambjentet e gjimnazit “Hasan Tahsini”, atje ku bëjnë mësimin nxënësit, pas fillimit të punimeve për rikonstruksionin e shkollës.

Pavarësisht se ende nuk dihet nëse pistoleta ishte lodër apo armë zjarri, prindërit kanë vendosur të denoncojnë rastin edhe në Polici, pasi sipas tyre është rast i përsëritur nga i njëjti nxënës, i cili vazhdimisht kryen akte dhune ndaj fëmijëve të tyre.

Prindërit e nxënësve të shkollës “Adem Sheme” gjithashtu shprehen se kanë vendosur të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë deri në normalizimin e situatës dhe marrjen e masave. sarandaweb.net


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Butrinti – Partizani B luhet pa tifozë, ndeshja transmetohet LIVE në Saranda Web
Restorant Bulevard ’90 kërkon Staf për sezonin turistik 2026
Policia Bashkiake Sarandë: Kemi hequr këtë portë, e cila pengonte kalimin e banorëve
KT-GREEKALBTASTE sh.p.k. kërkon të punësojë Agjent Shitjesh dhe Ekonomist
Buzë Hotel në Sarandë kërkon Recepsionist/e, Banakier/e dhe Kamarier/e
Restorant “Krahu i Shqiponjës” kërkon Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.