Nxënësit e “Adem Sheme” në Sarandë bojkotojnë mësimin, shkak siguria në shkollë – VIDEO

Nxënësit e shkollës “Adem Sheme” në Sarandë kanë bojkotuar mësimin ditën e sotme.

Shkak për këtë bojkot të mësimit nga një pjesë e nxënësve në shkollën “Adem Sheme” është bërë siguria në shkollë.

Sipas prindërve një nxënës 14 vjecar është kthyer në kërcënim për fëmijët e tyre. Rasti i fundit është ai i një nate më parë, kur 14 vjecari ka shkuar në klasën e 6-E. Sipas tyre, ai i ka kërcënuar me një mjet të identifikuar sipas këtyre të fundit, si pistoletë.

Ky nuk ka qenë rasti i parë që fëmijët e kesaj shkolle kanë frike të hyjnë në mësim. Kjo për shkak të kërcënimit dhe bullizmit. Por vetëm mengjesin e sotëm prindrit i janë drejtuar komisariat të policisë për të gjetur zgjidhje.

Shkolla Adem Sheme është në rikonstruksion e sipër. Dhe nxënësit e saj janë transferuar në shkolla të tjera duke bërë mësim me nxënës më të rritur në moshë.

Bojkotit të mësimit nga fëmijët i janë bashkuar edhe disa mësues. Ndërsa prindërit thonë se nuk do t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollë pa patur siguri.

Flasin prindërit e nxënësve të shkollës “Adem Sheme” Sarandë

Prindi: Kërkojmë nga ana e institucionit, drejtorisë së shkollës që fëmijët tanë të kenë siguri në shkollë. Jo më larg se mbrëmë ka pasur një incident të përsëritur edhe më parë. Ku një fëmijë në klasë paralele me fëmijët tanë, i ngelur disa herë në klasë, është bërë problem në shkollë. Mbrëmë në orën e pestë të mësimit, fëmija i quajtur xxx… Ka hyrë me një mjet që fëmijët e kanë parë si pistoletë. Ia drejtoi mësueses dhe i tha duart lart. I ka mbajtur për një minutë ashtu në tmerr. Mësuesja është lidhur më pas me drejtoreshën.

Mësuesja, nga informacionet që kemi thotë që mos i bëni gjë sepse lodra i ka, s’janë të vërteta. Një javë më parë, i ka kërcënuar fëmijët me thikë. I ka mbajtur 45 minuta të izoluar në klasë. Asnjë nga shkolla nuk ka pyetur për këta fëmijë. Deri diku, fëmijët na i kanë mbajtur dhe të fshehtë.

Ky nuk ka qenë rasti i parë që fëmijët e kësaj shkolle kanë frike të hyjnë në mësim. Dhe kjo shkak të kërcënimit dhe bullizmit. Por vetëm mëngjesin e sotëm, prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë për të gjetur zgjidhje.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Parku eolik në Markat, projekti i licencuar në vitin 2008 ndryshon planin e ndërtimit
Lexoni më shumë
Butrinti fiton në transfertë ndaj Devollit, ngjitet në vendin e dytë dhe vijon garën për kreun
Lexoni më shumë
Butrinti kërkon fitoren në transfertë ndaj Devollit, Delvina përballet me Apoloninë
Lexoni më shumë
Policia pranon dhunën ndaj protestuesve, hetime për plagosjen në sy të 28-vjeçarit
Lexoni më shumë
‘Nuk ka kthim pas’: Përpjekja për të shtypur protestën shton zemërimin e qytetarëve
Lexoni më shumë
Festivali “Lira Ilira” në Sarandë, Ferasete Dauti: Fjala mund të udhëtojë përtej kufijve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.