Nuk iu bind Policisë për mbylljen e muzikës, procedohet dhe i sekuestrohen pajisjet – VIDEO

10/07/2311:29

Shperndaje:

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndërprerë muzikën e vënë pas orarit të lejuar, në lokalin e tij, procedohet penalisht 53-vjeçari.

Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën në këtë lokal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të kontrolleve për evidentimin e rasteve të prishjes së qetësisë publike, nga subjektet që vënë muzikë të lartë pas orarit të lejuar, bazuar dhe në denoncimet e qytetarëve, për raste të tilla, kanë ushtruar kontrolle në disa subjekte që ishin kthyer në shqetësim për qytetarët.

Gjatë kontrolleve, në një lokal në Sarandë, është konstatuar muzikë e lartë pas orarit të lejuar dhe administratori i këtij lokali, shtetasi K. I., 53 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndërprerë muzikën që përbënte shqetësim për qytetarët.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procdimi në gjendje të lirë për shtetasin K. I., 53 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Pajisjet që gjeneronin muzikën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer
CIAO Bar Restaurant në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026 – Ofrohet akomodim
Onhezmus 1 Boat Tours kërkon të punësojë staf për sezonin
MARKATO JURI në Sarandë kërkon Menaxher/e dhe Krepier/e
Big Market Sarandë kërkon të punësojë specialist fast food-i

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.