Nuk frenoi në kohë, 69-vjeçari me motor përfundon në spital i plagosur në hundë

19/09/2513:08

Shperndaje:

Nuk frenoi në kohë, 69-vjeçari me motor përfundon në spital i plagosur në hundë

 

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin Sarandë – Krane, pranë një servisi automjetesh.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi L. Gj., 69 vjeç, duke drejtuar një motor të markës Honda me targë TP018A, ka goditur nga pas një automjet tip Ford Focus me targë AA640PF, i cili drejtohej nga G. Ll., 74 vjeç.

 

Nuk frenoi në kohë, 69-vjeçari me motor përfundon në spital i plagosur në hundë

 

Nga përplasja, drejtuesi i motorit ka pësuar dëmtime dhe është dërguar menjëherë në urgjencën e Sarandës. Mjekët kanë bërë me dije se 69-vjeçari ka marrë një dëmtim në hundë, por gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar pasi ka marrë ndihmën e duhur mjekësore.

 

Ndërkohë, shërbimet e Qarkullimit Rrugor mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas rritjes së naftës, një tjetër krizë po afrohet: ushqimet rrezikojnë të shtrenjtohen ndjeshëm
Rritet në 200 Lekë çmimi i biletës së urbanit Sarandë–Ksamil, qytetarët të shqetësuar
Kërkohet person për mirëmbajtje dhe punë në shtëpi në fshat të Delvinës
Çmimi i naftës jashtë kontrollit, rikthehet Bordi i Transparencës dhe ulet akciza
Me naftën rriten edhe çmimet e plehrave. Fermerët e Sarandës dhe Konispolit në kolaps
Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.