Njoftim punësimi për Kamarier/e Restoranti në Bougainville Bay

24/07/2016:07

Shperndaje:


BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë, me një shtrirje të gjerë në bregdetin shqiptar.
Fton profesionistë për të aplikuar në pozicionin e:
Kamarier Restoranti (m/f)
 Pagesë konkuruese
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected] ose +355686082912
Përshkrim i përgjithshëm
Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të Bougainville Bay Resort & SPA dhe në sigurimin e kënaqësisë së klientëve.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
 Të kenë një paraqitje korrekte dhe pozitive për të gjithë klientët;
 Përgjegjës në dhënien e një shërbimi profesional, miqësor dhe të kujdesshëm në cdo kohë për të gjithë klientët;
 Garantojnë një sherbim të shkëlqyer dhe sigurohen që klientët të jenë të kënaqur;
 Njohës të mirë të menusë;
 Kontrollojnë ushqimin përpara shërbimit dhe sigurohen që cdo gjë të jetë sipas standarteve;
 Japin rekomandime e sugjerime për klientët në zgjedhjen menusë;
 Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
 Sigurojnë një ambjent të pastër, dhe të organizuar të punës;
 Përgjëgjës për llogaritjen saktë të faturës dhe të pagesës;
 Në rast të kërkesave të veçanta komunikojnë me menaxherin;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
 Të kenë përvojë pune jo më pak se 2 vjet në këtë profil;
 Diplomë në Hoteleri-Turizëm përbën avantazh;
 Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
 Ruajtja e standardeve të larta të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
 Aftësi shumë të mira komunikuese;
 Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
 Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
 Fleksibilitet me orarin e punës;
Ofrohet:
 Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: [email protected]


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.