Njoftim pune për “Sekretar” në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë

  • Fillimi i proçedurës së konkurimit të hapur të kandidatëve për një pozicion “sekretar”  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
  • Referuar neneve 74, 75, 76 të Ligjit nr 97/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë “, kanditatët e interesuar për konkurim, përveç kushteve dhe kritereve të përgjithshme për tu pranuar në punë, duhet të plotesojnë dhe kritere të veçanta.

– Kushte të përgjithshme

a) të jetë shtetas shqiptar

b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar

c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur

d) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e) të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje si dhe të mos jetë nën hetim;

 f) ndaj tij/saj të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil apo administrata shtetërore që nuk është shuar sipas këtij ligji;

g) të ketë përfunduar arsimin lartë

h) të ketë eksperiencë pune  në administratën publike

i) Të ketë aftësi për të krijuar marrëdhënie pune efektive me stafin e prokurorisë. j) Të ketë aftësi komunikuese dhe pune në grup.

k) Të ruajë sekretin hetimor.

l) Të ketë sjellje etike dhe morale

– Kushtet e veçanta :

–të ketë mbaruar studimet e larta në Drejtësi, master shkencor vërtetuar me diplomën përkatëse

– të njohë mirë kompjuterin, vërtetuar me dokumentin përkatës

-të ketë njohuri të mira gjuhësore e drejtshkrimi

-të ketë njohuri të mira minimalisht të një gjuhe të huaj, (gjuha angleze do te ketë përparësi) vërtetuar nga vlerësimet  shkollore apo dëshmi të vecantë

-të ketë përvojë profesionale minimalisht për një periudhë një vjeçare(eksperienca në administratën publike që lidhet me Prokurorinë do të ketë përparësi)

-të prezantojë etikë, qytetari dhe nivel performance të denjë për institucionet shtetërore dhe të pranojë e realizojë testimin bazë që përfshin komunikim të lirë me komisionin

–Dokumentacioni i kërkuar

– kërkesë me shkrim, me adresë banimi, adresë elektronike dhe numër telefoni 

– CV të përgjithshme

– Kopje të kartës së identitetit

– Çertifikatë familjare

– Raport mjeko-ligjor

– Listë notash

– Dokumente të tjerë që tregojnë njohuri apo aftësi të vecanta

-Vertetim për gjendjen gjyqesore (Dëshmi penaliteti ).

-Vërtetim nga Gjykata .

-Vërtetim nga Prokuroria

-Fotokopje të librezës së punës ose vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore që të provojë punësimin e mëparshëm ose vërtetim nga qendra e mëparshme e punës, ku të evidentohet pozicioni i punës dhe kohëzgjatja 

Dokumentacioni nga kandidatët do të pranohet nga data 07.9.2023 deri në datën 18.9.2023

Për informacion e qartësim të mëtejshëm kandidatët mund të paraqiten në Kryesekretarinë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.

Njoftimi për kandidatët do të afishohet në mjediset e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, vendin e njoftimeve pranë objektit ku ndodhet Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë dhe Prokuroria, si dhe  në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme.

Sarande më 07.9.2023.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM SARANDË

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë
3 muaj nga inaugurimi i terminalit të autobusave në Sarandë, ujërat e shiut rrjedhin përmes spoteve të ndriçimit
Lexoni më shumë
Sekuestrohen 36 kilogramë kanabis dhe para në dy makina ku udhëtonin tre persona
Lexoni më shumë
Halil Shabani rrëfen historinë e valles së Osman Takës dhe si e ktheu Taip Madani në valle legjendare
Lexoni më shumë
Atentati në Sarandë, dyshime për lidhje me tre të arrestuar në Shkodër
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.