NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE SI SPECIALIST ARKIVIST NË PROKURORINË E SARANDËS

05/07/2317:53

Shperndaje:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË SARANDË

Sarandë më 05/7/2023

N J O F T I M PËR VENDE TË LIRA PUNE NË PROKURORINË PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË SARANDË

Në përmbushje të strukturës organike përcaktuar me urdhërin nr.54 datë 18.4.203 të Prokurorit të Përgjithshëm, dërguar me shkresën nr 600/7 prot, datë 24.4.2023, për Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, sipas të cilës struktura organike e kësaj zyre Prokurorie shtohet edhe me pozicionet a) kryetar dege buxhet finance,  b) specialist IT , c) specialist arkivist, d) punonjës shërbimi ,

Kërkohet të punësohet në Prokurorinë Sarandë  1(Një) punonjës në pozicionin;

a) specialist arkivist,

-I- Kushte të përgjithshme

a) të jetë shtetas shqiptar

b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar

c) të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur

d) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e) të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje si dhe të mos jetë nën hetim;

 f) ndaj tij/saj të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil apo administrata shtetërore që nuk është shuar sipas këtij ligji;

g) të ketë përfunduar arsimin lartë (për pozicionet a, b dhe c. )

h) të ketë eksperiencë pune  në administratën publike ( për pozicionet a, c dhe d )

i) Të ketë aftësi për të krijuar marrëdhënie pune efektive me stafin e prokurorisë. j) Të ketë aftësi komunikuese dhe pune në grup.

k) Të ruajë sekretin hetimor.

l) Të ketë sjellje etike dhe morale

IIKushtet e veçanta  për pozicionin “specialist arkivist”

-Të ketë mbaruar studimet e larta në Drejtësi ose fusha të përshtatshme me përshkrimin e punës, niveli master shkencor ose i barazvlefshëm me të, vërtetuar me diplomën përkatëse

-Të ketë të paktën tre vite eksperiencë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me Prokurorinë/Gjykatën ose Arkivat

-Të njohë legjislacionin mbi Arkivat

-Të ketë aftesi të mira komunikuese në punë dhe në grup;

-Të prezantojë etikë, qytetari dhe nivel performance të denjë për institucionet shtetërore dhe të pranojë e realizojë testimin bazë që përfshin komunikim të lirë me komisionin

Dokumentacioni i kërkuar

– kërkesë me shkrim, me adresë banimi, adresë elektronike dhe numër telefoni 

– CV të përgjithshme

– Kopje të kartës së identitetit

– Çertifikatë familjare

– Raport mjeko-ligjor

– Diploma përkatëse e studimeve dhe Lista e notave

– Dokumente të tjerë që tregojnë njohuri apo aftësi të vecanta

-Vertetim për gjendjen gjyqesore (Dëshmi penaliteti ).

-Vërtetim nga Gjykata .

-Vërtetim nga Prokuroria

-Fotokopje të librezës së punës ose vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore që të provojë punësimin e mëparshëm ose vërtetim nga qendra e mëparshme e punës, ku të evidentohet pozicioni i punës dhe kohëzgjatja 

Konkurrimi zhvillohet në dy faza:

Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale për pozicionin e punës dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurrim, do të kryhet brenda datës 15.7.2023, në ambientet e Prokurorisë dhe brenda 24 orëve do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe të veçanta në shpalljen për konkurrim dhe listat e atyre që nuk i plotësojnë. Lista e kandidatëve jo fitues nuk publikohet në web. Ata do të njoftohen nëpërmjet e-mail.

Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 20.7.2023 ora 11:00, pranë ambienteve të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë dhe ditën e nesërme do të shpallet rezultati.

Dokumentacioni nga kandidatët do të pranohet nga data 05.7.2023 deri në datën 15.7.2023

Për informacion të mëtejshëm kandidatët mund të paraqiten në Kryesekretarinë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Njoftimi për kandidatët do të afishohet në mjediset e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, vendin e njoftimeve pranë objektit të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë dhe Prokuroria, si dhe  në faqen zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË E JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM SARANDË


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros së Bazës Detare të Limionit
Kishte dëgjuar se këtu s’ka shtet, arrestohet 24-vjeçari nga Belgjika
Një djalë dhe një vajzë 17 vjeçarë procedohen pas sherrit në aktivitetin sportiv
Një tjetër arrestim për dhunë në familje
Dëgjesa publike për Paketën Fiskale dhe Buxhetin e Bashkisë Sarandë për 2025 – LIVE
Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.