Një hotel në Sarandë përfshihet nga flakët. Zbardhet shkaku i zjarrit – VIDEO

07/02/2519:34

Shperndaje:

Një hotel në Sarandë përfshihet nga flakët. Zbardhet shkaku i zjarrit

 

Një hotel në lagjen nr. 4 të Sarandës u përfshi nga flakët mesditën e sotme (7 shkurt), duke shkaktuar panik te banorët dhe kalimtarët në zonë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur aksidentalisht gjatë punimeve të mirëmbajtjes brenda objektit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për të lokalizuar dhe shuar flakët, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në katet e tjera të hotelit. Pavarësisht përmasave të incidentit, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

 

 

Sipas raportimeve nga policia, zjarri është shkaktuar gjatë saldimit nga pronari i objektit, shtetasi J. K. Gjatë procesit të saldimit, shkëndijat kanë ndezur materialet e pranishme në zonën e punimeve, duke bërë që flakët të përhapen me shpejtësi. Si pasojë, kati i parë i hotelit është dëmtuar pjesërisht.

Forcat e rendit dhe ekspertët po vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi shkaqet e plota të zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara. Ky incident është një tjetër rast që tregon nevojën për respektimin e rregullave të sigurisë gjatë punimeve


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Parlamenti bëhet bunker anti-SPAK për Belindën. Berisha: Do protestojmë përsëri pas 10 ditësh
Hotel JoAn kërkon Recepsioniste, Sanitare, Punonjëse kreperie dhe Punonjëse për zyrë këmbimi valutor
Banorët e Berdeneshit kanë 1 muaj pa ujë, por kanë frikë të flasin publikisht
ATTIKO Restaurant & Sushi në Sarandë kërkon Kuzhiniere me eksperiencë
Digjet gjatë natës një shtëpi. Policia: Zjarri si pasojë e shkëndijës elektrike
Vasil Llajo takim në ASHK Sarandë për problematikat e zonës së Sarandës dhe Finiqit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.