Nga një pësim në kohën e duhur mund të nxirret një mësim – Opinion nga Polimer Çeçi

18/01/2016:52

Shperndaje:


Duke pare me vemendje zgjidhjet qe ka bere Studjoja e Projektimit te objektit “Rikonstruksioni i Shetitores“ Sarande te afishura ne 3D ne objekt, te bie ne sy qasjen e qytetarit prane detit nepermjet shkallareve deri ne buzen e ujit. Nje zgjidhje e pa pare nder vite ne qytetet bregdetare shqiptare, me sa kemi pare e vizituar dhe jashte vendit.
Kjo per arsye se hidroteknika ka ligjet e veta te cilat nuk mund ti anashkalosh.
Shikoni se çfare ndodh: nga rreshjet dhe stuhite e diteve te fundit, ku dallget bejne punen e vete, nga informacionet nga media, ne shetitoren (lungomaren) e ndertuar vitet e fundit ne Bashkine Himare, deti mbushi me aluvjone dhe drunje duke permbytur e vene perpara te gjithe bulevardin dhe lokalet ne afersi te tij.
E pa pare ndonje here u shprehen banoret e vjeter te Himares. Po perse pyetet natyshem? Pergjigja eshte e thjeshte: Projekti i kishte dhene zgjidhje shetitores me shkallare, duke prishur murin e vjeter e duke mos parashikuar nje te tille te ri estetik dhe funksional.

Me ujin dhe zjarrin mos luaj thote populli.
Shikoni cfare ndodh ne shetitoren e Sarandes ne fragmentin para “Hasan Tahsinit“. Prane murit mbajtes te shetitores ndertuar para shume vitesh, jane grumbulluar aluvjone dhe trungje drunjesh te medha, qe fal atij muri ato do ishin ne bulevard, duke bere deme jo te vogla.
Imagjinoni cfare do te ndodh kur ai mur do te prishet e do te zenendesohet me shkallare, ku do shkojne ato mbetje?
Kjo jo vetem ne kete segment, por ne gjitha gjatesine e shetitores deri te Hotel Butrinti.
Une mendoj se per t’i paraprire ketij fenomeni, ka vend dhe kohe te mjaftueshme qe Bashkia si investiture ne bashkepunim me Studion Projektuese, te rishikojne projektin me mure funksional e dekorative dhe dallgethyese. Kjo dhe per faktin se vitet e fundit, nivelet e deteve jane ngritur si pasoje e ngrohjes globale. Kjo behet e domosdoshme dhe per gjeresine e vogel te shetitores ekzistuese. Ne keto kushte gjeresia e saj duhet dyfishuar.
Polimer Çeçi


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.