Reklamë I Love Orange

Nesër vendoset fati i Butrintit, reagimi: Dhënia në të huaj rrezik për identitetin kombëtar

Ish-drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit Auron Tare ka reaguar për vendimin që do të jepet nesër nga Gjykata Kushtetuese. Tare ngre shqetësimin duke thënë se dhënia e Butrintit me koncesion një Fondi të huaj, përbën rrezik për kulturën dhe identitetin kombëtar.

REAGIMI:

NPR, Radio Kombëtare Amerikane, i dedikoi një emision të gjatë konfliktit me të fundit kulturor midis Greqisë dhe Britanisë së Madhe për cështjen e Statujave të Akropolit, të njohura si “Elgin Marbles”. Këto Statuja të marra nga Akropoli I Athinës 200 vite me pare gjate periudhës Otomane nga Lordi Elgin dhe të ruajtura sot në Muzeumin Britanik kane qene prej kohesh nje pike e nxehte debate midis dy vendeve.

Kryeministri Grek, i cili e ngriti cështjen e kthimit të tyre në Greqi në një intervistë në BBC gjate vizitës së tij në Londër, theksoi se “kjo kërkesë legjitime ishte kërkesa e 11 milion qytetarëve grekë” duke krijuar keshtu një furtunë diplomatike dhe duke bërë që vizita e tij zyrtare të ndërpritej. Ky konflik diplomatik midis dy aleatëve tradicionale mbi një cështje të trashëgimisë kulturore, tregon qartësisht ndjeshmërinë e lartë të publikut grek si dhe rëndësinë për zgjidhjen e saj me rikthimin e këtyre statujave antike në Akropol. Greqia, për dekada të tëra ka vazhduar përpjekjet e saja diplomatike për të korigjuar një të drejtë historike, kulturore dhe sovrane, duke treguar ndjeshmërine e lartë për Trashëgimine e saj Kulturore.

Nërkohe, fqinji i saj Shqipëria një vend po aq i pasur me trashëgimi kulturore dhe po aq e njohur në historinë antike, ndërmer një nga aktet më të pa shembulla dhe pa asnjë precedent botëror në fushën e Trashëgimisë Kulturore. Qeveria dhe Parlamenti Shqiptar vendos me shumicë vote dhënien e Qytetit Antik të Butrintit një fondi të huaj për të administruar dhe trashëguar një prej pasurive tona kombëtare më të rëndësishme.

Ky dhunim i te drejtes se kombit shqiptar per te administruar dhe trasheguar pasurine e vet kulturore bie ndesh me te gjitha aktet juridike ne fushen e Trashegimise Kulturore si dhe me Konventen e Parisit per te cilen Shteti yne ka detyrimin per ta zbatuar. Por mbi te gjitha bie ndesh me moralin dhe ndjeshmerine kombetare duke i konsideruar shqiptaret si nje popull barbar qe nuk kane lidhje me te kaluaren e tyre dhe pasuri me vlera universale si Butrinti ju takon te huajve ta gezojne.

Neser, data 30 Nendor eshte dita kur Gjykata Kushtetuese do te jape vendimin per kete ceshtje kaq unikale dhe me ndjeshmerii te larte kulturore. Duke shpresuar se ne Shqiperi kane mbetur ende njerez qe e duan kete vend dhe duke e konsideruar dhenien e Butrintit nje entiteti te huaj si nje rrezik per kulturen dhe identitetin kombetar, shpresoj se Gjykata do te jape vendimin e duhur dhe duke mos krijuar precendentin e rrezikshme qe pasardhesit tane do te kerkojne rikthimin e Butrintit neper kancelarite diplomatike te botes ashtu si Greqia kerkon sot Statujat e Akropolit, shkruan Auron Tare.

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

22 Nëntor 2026 10:15
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47