Nesër nis aksioni: do të sekuestrohet çdo bidon qumësht pa faturë tatimore

13/07/2513:17

Shperndaje:

Nesër nis aksioni: do të sekuestrohet çdo bidon qumësht pa faturë tatimore

 

Nesër nis aksioni i paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama për sekuestrimin e produkteve të bulmetit që shiten pa faturë tatimore. Qeveria thotë se ky veprim bëhet për të luftuar evazionin dhe për të mbrojtur sigurinë ushqimore. Por shumë dyshojnë se qëllimi i vërtetë është tjetër: të nxirret nga tregu prodhimi vendas dhe të hapet rruga për kompanitë e mëdha që furnizojnë Shqipërinë me qumësht nga jashtë dhe qumësht pluhur.

 

Nesër nis aksioni do të sekuestrohet çdo bidon qumësht pa faturë tatimore

 

Inspektorët do të kontrollojnë çdo dyqan, treg apo pikë shitjeje për të parë nëse bulmeti ka faturë që nga momenti i blerjes deri te shitja për qytetarin. Nëse mungon fatura, produkti do të sekustrohet.

 

Ky vendim prek më shumë fermerët dhe prodhuesit e vegjël, të cilët nuk kanë mundësi të pajisen me të gjitha dokumentet e kërkuara. Ata nuk kanë ndihmë, por vetëm kontrolle dhe gjoba. Ndërkohë, kompanitë e mëdha që importojnë produkte të përpunuara nga jashtë, nuk preken. Përkundrazi, ato përfitojnë sepse konkurenca vendase po largohet nga tregu.

 

Edhe më shqetësuese është heshtja e opozitës. Askush nuk flet. Shumë mendojnë se kjo heshtje është “shpërblim” për përfitimet që merr në prapaskenë nga pushteti.

 

Qytetarëve u serviret ideja se po mbrohet shëndeti i tyre. Por në të vërtetë, fermerët shqiptarë po goditen sërish, ndërsa qumështi me origjinë të dyshimtë nga jashtë vazhdon të dominojë tregun.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDALOHET DALJA NË DET NË SARANDË, KSAMIL DHE BORSH
Banorët denoncojnë: Punime pa cilësi në Delvinë, betoni shembet pak orë pas shtrimit – VIDEO
Sigurimi i detyrueshëm jo vetëm nga tërmeti, por edhe për përmbytjet. Pritet rritje e primit
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit
Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.