Në Sarandë do ndërtohet teleferik? Shikoni projektin

22/03/1816:09

Shperndaje:


Qeveria shqiptare shpalli në vitin 2014 programin e investimeve në bregdetin e Jugut, një nismë që do të transformonte turizmin në këtë zonë, duke shtuar krahas vizitorëve edhe investimet e të ardhurat.
Me dhjetëra firma shqiptare e të huaja morën pjesë me projekte për “Vijën Bregdetare të Jugut”, duke sjellë ide të reja dhe vizione largpamëse. Një prej këtyre vizioneve ishte dhe ai i një firme projektuese holandeze, e cila u shpall ndër fituesit për lotin e parë, atë të Sarandës.
Projekti parashikon lidhjen e plazheve, kodrave dhe maleve me njëra tjetrën. Siç duket edhe në foton e mëposhtme, plani është që të ofrohet një varietet i madh atraksionesh turistike, që nisin që nga plazhi dhe porti i jahteve e ngjiten më sipër për tek ullishtet, pikat arkeologjike, qendra e kampingut, fermat e agroturizmit, kënetat ku mund të zhvillohet sporti i vrojtimit të zogjve dhe kosheret e bletëve.
Si shtyllë e këtij plani që garanton turizëm gjatë gjithë vitit qëndron rruga panoramike, si edhe ndërtimi i një platforme të aksesueshme me ashensor. Propozohet në këtë mënyrë ngritja e një teleferiku që zbret nga Kalaja e Lëkursit në drejtim të plazhit pranë marinës së jahteve, duke përfunduar në një kullë vrojtimi. 

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel Olympia kërkon Recepsionist/e, Sanitare, Roje-Mirëmbajtës dhe Kamarier
Restorant Elite në Ksamil kërkon Zgarist, Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier dhe Sanitar/e
Hotel PINI dhe LA MAR Restaurant kërkon të punësojë staf
Julia Rooftop në Sarandë kërkon Kamarier/e, Banakier/e dhe Kamarier/e për restorant
Angel’s Sweet House në Sarandë kërkon Krepier/e dhe Banakier/e
Butrinti mposht Partizanin B 4-2, gjithçka vendoset në “finalen” me Orikun

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.