Në kulmin e krizës dhe sezonin e mbjelljeve fermerët mbeten pa mbështetje me naftë
Në kulmin e krizës dhe sezonin e mbjelljeve fermerët mbeten pa mbështetje me naftë
Në një moment kur çmimi i naftës ka kaluar mbi 220 lekë për litër dhe mbetet një nga kostot më të rënda për bujqësinë, qeveria ka vendosur të heqë mbështetjen me karburant për fermerët. Skema, e cila ishte në fuqi prej vitit 2021 dhe konsiderohej një ndihmë direkte për sektorin, nuk është më pjesë e Skemës Kombëtare të Bujqësisë për vitin 2026.

Kjo ndërhyrje prek drejtpërdrejt mijëra fermerë në të gjithë vendin, përfshirë edhe zonat bujqësore në jug. Në Konispol, fermerët e mandarinave përballen çdo sezon me kosto të larta për mirëmbajtjen dhe transportin e prodhimit, ndërsa në Fushat e Vurgut, bujqit janë të varur nga përdorimi i makinerive bujqësore për mbjelljen e misrit. Po ashtu, fermerët që merren me pemët frutore dhe vreshtat kanë nevojë për ndërhyrje të shpeshta gjatë gjithë vitit, çka e bën naftën një element jetik për aktivitetin e tyre.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, rreth 50 mijë fermerë përfituan nga skema e naftës, duke e kthyer atë në një nga mbështetjet më konkrete për uljen e kostove. Për shumë prej tyre, kjo ishte ndihma kryesore që u mundësonte të vijonin punën në tokë.
Sipas autoriteteve, ndryshimi lidhet me kalimin drejt një modeli të ri mbështetjeje, më të gjerë dhe të përafruar me praktikat europiane. Në vend të naftës pa taksa, fermerët pritet të përfitojnë nga subvencione financiare dhe forma të tjera mbështetjeje.
Megjithatë, në terren ka skepticizëm. Fermerët shprehen se asnjë skemë tjetër nuk e zëvendëson drejtpërdrejt ndikimin që kishte ulja e kostos së naftës, e cila përdoret në çdo fazë të ciklit bujqësor, nga përgatitja e tokës deri tek korrja.
Skema e re parashikon mbështetje më të gjerë në blegtori, investime dhe praktika të reja bujqësore, si dhe lehtësim të kritereve për përfitim. Fondi total është rritur krahasuar me një vit më parë, por mbetet për t’u parë nëse këto masa do të arrijnë të kompensojnë mungesën e një ndihme direkte si ajo e naftës.
Heqja e kësaj skeme vjen në një moment të ndjeshëm për bujqësinë shqiptare, ku rritja e kostove po vë në vështirësi prodhuesit dhe rrezikon të ndikojë edhe në çmimet për konsumatorët. Saranda Web
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
06/04/2619:17
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
06/04/2619:17
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
06/04/2619:17
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
06/04/2619:17
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
06/04/2619:17