Ndryshime në Kodin Penal, 3 vjet burg për parakalimet e gabuara

18/09/2319:25

Shperndaje:

Ndryshimet në Kodin Penal, i cili prej muajsh është duke u punuar nga një grup i gjerë ekspertësh, duket se do të prekin edhe rregullat e qarkullimit rrugor. Report tv ka siguruar një pjesë të draftit ku vihet re një shtim të numrit të veprave penale si në fushën e qarkullimit rrugor por edhe në fusha të tjera të cilat më parë nuk kanë qenë përfshirë si vepra penale.

Ekspertët kanë propozuar që të bëhen të dënueshme si vepra penale: Parakalim i gabuar, drejtimi i mjeteve duke mos respektuar sinjalistikës, drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt, mosmarrja e masave për ta bërë të dallueshëm mjetin e ndaluar ose të prishur në një distancë të mjaftueshme, kur kjo kërkohet për të garantuar sigurinë e qarkullimit rrugor, të cilat mund të vënë në rrezik, shëndetin dhe integritetin trupor të një personi ose të një prone me vlere të konsiderueshme.

Për këto parashikohet dënimi nga gjobë deri në 3-vjet burg.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Fast Food në Bulevardin e Sarandës kërkon Punonjës/e kuzhine dhe Punonjës/e pastrimi
Autoriteti i Konkurrencës: S’do tolerojmë rritjen e pajustifikuar të çmimit të naftës
Market industrialesh në Sarandë kërkon Punonjës/e
American Bar & Snack kërkon Kamarier/e për punësim vjetor
“The Nomad” Restorant kërkon të zgjerojë stafin. Ofrohet punësim vjetor
Aksident në aksin Sarandë–Delvinë pranë Stjarit, dy persona të plagosur

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.