Reklamë I Love Orange

Ndriçimi publik nga Ura e Gajdarit deri në Sarandë, pothuajse 1/3 jashtë funksionit

Ndriçimi publik nga Ura e Gajdarit deri në Sarandë, pothuajse 1/3 jashtë funksionit

 

Ndriçimi publik në aksin rrugor nga Ura e Gajdarit deri në hyrje të qytetit të Sarandës paraqet një problem serioz dhe të përsëritur, ku pothuajse një e treta e ndriçuesve janë jashtë funksionit. Pamjet flasin qartë: segmente të tëra të rrugës mbeten në errësirë, pikërisht në hyrje të qytetit.

 

Ndriçimi publik nga Ura e Gajratit deri në Sarandë

 

Ky aks nuk është thjesht një rrugë. Ai përbën hyrjen kryesore të Sarandës, të përshkuar çdo ditë nga qindra automjete, banorë të zonës, turistë vendas e të huaj, mjete transporti dhe këmbësorë. Errësira rrit ndjeshëm rrezikun e aksidenteve, vështirëson lëvizjen e këmbësorëve dhe krijon ndjesi pasigurie, veçanërisht gjatë natës. Për një qytet turistik si Saranda, kjo situatë dëmton drejtpërdrejt edhe imazhin e qytetit.

 

Mosfunksionimi i ndriçuesve për periudha të gjata tregon mungesë monitorimi dhe reagimi në kohë, ndërkohë që bëhet fjalë për një shërbim bazë për sigurinë publike.

Investimet kozmetike dhe ndriçimet festive në qendër nuk mund të zëvendësojnë nevojat bazë të qytetit. Saranda nuk është vetëm shëtitorja, as vetëm një pemë Krishtlindjesh për foto sezonale.
Saranda është edhe hyrja e qytetit, lagjet periferike, rrugët lidhëse dhe siguria e përditshme e qytetarëve.

 

Nëse një qytet ndriçohet vetëm për sy e jo për siguri, atëherë problemi është më i thellë se një llambë e djegur.

Çdo ditë vonesë është një rrezik më shumë për qytetarët.
Ndriçimi publik nuk është luks. Është detyrim institucional dhe e drejtë qytetare.

 

Reklamë për udhëtimet me autobus Sarandë–Tiranë

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI

Qëndroni të lidhur me Saranda Web në rrjetet tona sociale.

POSTIMET E FUNDIT

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

Butrinti rikthehet te fitoret, triumfon bindshëm 3-0 ndaj Tomorit – VIDEO

22 Nëntor 2026 15:44
Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

Kushte të reja për subvencionet në bujqësi, çfarë rrezikojnë fermerët

21 Nëntor 2026 19:45
I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

I dënuar me 9 vjet burg për marrëdhënie seksuale me të mitur, ndalohet 41-vjeçari nga Delvina

21 Nëntor 2026 10:46
Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

Butrinti pret Tomorin, Delvina përballet me Luftëtarin. Dy sfida të rëndësishme për ekipet e jugut

21 Nëntor 2026 10:15
Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

Banorët e Ksamilit denoncojnë: “Ujësjellësi na thotë gjeni privatin që çau tubin”

20 Nëntor 2026 14:48
Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

Natasha fiton betejën me OSHEE, Gjykata vendos rikthimin e energjisë elektrike – VIDEO

20 Nëntor 2026 13:47