Ndalohet puna me mjete të rënda deri më 30 shtator, kufizohet furnizimi i bizneseve

19/06/2513:18

Shperndaje:

🔹 Ndalohet puna me mjete të rënda ndërtimi gjatë verës
Nga 15 Qershori deri më 30 Shtator, ndalohet plotësisht puna me mjete të rënda si çekiçë, fadroma, betoniera etj.

 

Nga 1 Tetori deri më 31 Maj, lejohet puna me këto mjete vetëm në oraret: 08:00 – 14:00 dhe 17:00 – 20:00.

 

🔹 Orari i lejuar për furnizimin e subjekteve tregtare gjatë verës (Qershor – Shtator):
– Me automjete mbi 3.5 ton: vetëm nga ora 00:00 – 09:00.
– Me automjete deri në 3.5 ton: nga ora 00:00 – 09:00 dhe 13:00 – 17:00.

 

🔹 Orari i funksionimit për njësitë e shërbimit sipas stinëve:
Tetor – Maj: 08:00 – 14:00 dhe 17:00 – 20:00.
Qershor – Shtator: 08:00 – 14:00 dhe 17:00 – 21:00.

 

🔹 Përjashtime të lejuara vetëm me autorizim:

– Furnizimi me produkte ushqimore të ngrira.
– Punime në kuadër të investimeve publike të Bashkisë Sarandë.
– Raste të veçanta kur lëvizja e mjetit është e domosdoshme për një kohë të caktuar.

 

Në të gjitha këto raste, mjetet duhet të pajisen me autorizim të posaçëm nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, duke respektuar detyrimisht kushtet e përcaktuara në të.

 

🔹 Kontrolli dhe ndëshkimi

Për mbikëqyrjen dhe zbatimin e këtij urdhri, janë ngarkuar:
Policia Bashkiake dhe Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit,
të cilët do të kontrollojnë zbatimin e orareve, do të informojnë subjektet ndërtuese për kufizimet dhe do të ndërhyjnë për ndalimin e çdo veprimtarie që cenon qetësinë dhe pushimin e qytetarëve.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

See You Kafe Kreperi në Ksamil kërkon Banakier/e  dhe Krepier/e
Breshka Caretta caretta viziton pushuesit në plazhin e Sarandës
Kep Merli në Ksamil kërkon të punësojë Shofer për Stafin
Ngacmoi sek.sualisht pushuesen në Ksamil, procedohet penalisht 40-vjeçari
Restaurant La Luna në Ksamil kërkon të punësojë Shef Kuzhine
Ndalohet puna me mjete të rënda deri më 30 shtator, kufizohet furnizimi i bizneseve

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.