Ndahet nga jeta publicisti dhe ish-kryetari i Shoqatës së të përndjekurve Nebil Çika

13/04/237:00

Shperndaje:

Është ndarë nga jeta publicisti dhe ish-kryetari i Shoqatës Antikomuniste së të Përndjekurve Politikë Nebil Çika.

Gazetari dhe publicisti i njohur Nebil Çika është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Lajmin e trishtë e kanë bërë me dije familjarët e publicistit, të cilët përmes një mesazhi në rrjetet sociale, bëjnë të ditur se pas homazheve, trupi i pajetë do të përcillet për në banesën e fundit, në varrezat e Tufinës.

“Me hidhërim te thellë dhe me dhimbje te madhe ju lajmërojnë qe u nda nga jeta babai jone i dashur Nebil Cika. Pritjet behen pranë ambienteve te Funeral Home Parajsa, pranë Nesherakut! Mbas ores 09:00. Varrimi ne oren 14:00 ne varrezat e Tufines”, thuhet në mesazhin e familjarëve të gazetarit.

Për shumë vite ka punuar në Sarandë, ndërsa aktualisht drejtonte gazetën Minerva.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Aksident në aksin Sarandë–Delvinë pranë Stjarit, dy persona të plagosur
Restorant Bulevard ’90 kërkon Staf për sezonin turistik 2026
Sofokli Thoma: Beteja për pronat e Nivicës, as pushtuesit nuk na e morën dot
Dino Didani publikon vëllimin poetik “Lulet e Dimrit”
Erdeti Boutique Hotel kërkon Sanitare, Kamarier/e dhe Roje
NJOFTIM PUNËSIMI PËR STAF VJETOR NË RESTORANT LIMANI NË SARANDË

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.