Festë në Livadhja: Minoriteti grek kremton 25 Marsin me aktivitete kulturore

Festë në Livadhja: Minoriteti grek kremton 25 Marsin me aktivitete kulturore 

Minoriteti grek feston 25 Marsin, Festën Kombëtare të Greqisë me aktivitete kulturore në Livadhja, duke theksuar rolin si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe kontributin për zonën e Sarandës.

 

Festë në Livadhja: Minoriteti grek kremton 25 Marsin me aktivitete kulturore  Minoriteti grek feston 25 Marsin, Festën Kombëtare të Greqisë

 

Fshati Livadhja në Bashkinë Finiq u kthye në një qendër aktivitetesh kulturore, ku komuniteti i minoritetit grek në jug të Shqipërisë festoi 25 Marsin, Festën Kombëtare të Greqisë.

 

Aktivitetet u zhvilluan në një atmosferë festive, ku nuk munguan këngët dhe vallet tradicionale, si dhe pjesëmarrja e gjerë e banorëve të zonës. Përmes këtyre aktiviteteve, komuniteti përcolli vlerat dhe traditat që ruhen ndër breza në këtë zonë të jugut.

 

Minoriteti grek vijon të japë një kontribut të rëndësishëm në jetën sociale, kulturore dhe ekonomike të zonës së Sarandës dhe rrethinave.

Në një rajon me diversitet kulturor, aktivitete të tilla pasqyrojnë harmoninë që karakterizon zonën dhe theksojnë rëndësinë e bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë.

 

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Qeveria kundërshton shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura
Lexoni më shumë
Pragu i TVSH zbret në 5 milionë lekë: Mijëra fermerë rrezikojnë të humbasin kompensimin 10%
Lexoni më shumë
Nga 1 janari 2027 ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit për tri kategori
Lexoni më shumë
Aksident tragjik: humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë Ermal Lula
Lexoni më shumë
Tuneli i Llogarasë 82 milionë euro dëm shtetit. SPAK: Belinda Balluku orientoi tenderin
Lexoni më shumë
Ambasadori amerikan Eric Wendt vizitë në Sarandë dhe qytetin antik të Butrintit
Lexoni më shumë