Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare fotografi Vladimir Bituni

30/03/269:24

Shperndaje:

🕊️ Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare fotografi Vladimir Bituni. 
Saranda humbet një nga figurat e saj të njohura në fushën e fotografisë. Në moshën 70-vjeçare është ndarë nga jeta Vladimir Bituni, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të pashërueshme.

 

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare fotografi Vladimir Bituni

 

Vladimir Bituni ka qenë për vite me radhë një fotograf i përkushtuar në qytetin e Sarandës, duke fiksuar përmes aparatit të tij momente të rëndësishme nga jeta e qytetit, aktivitetet shoqërore dhe kujtimet e shumë familjeve. Puna e tij mbetet pjesë e memories vizuale të Sarandës ndër vite.

 

Në vitet e fundit të jetës, ai jetonte në Gjermani, pranë familjes së tij, ku edhe u përball me sëmundjen që i mori jetën.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë trishtim tek të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën nga afër, si një njeri i qetë, punëtor dhe i dashur. 🤍

Saranda Web shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bituni për këtë humbje të madhe. Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë të gjalla. 🕯️

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel L’amo del Mare në Ksamil kërkon Recepsioniste dhe Kuzhinier/e
Ndahet nga jeta doktoresha e njohur nga Konispoli Drita Ademi
Art & Tourism Development Group kërkon të punësojë staf për sezonin në Sarandë
LIVE në Saranda Web – Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31.03.2026
Vila Del Mar & Del Mar Shop në Ksamil kërkon të punësojë 2 punonjëse
Dimal INC kërkon të punësojë Agjent Shitje Direkte në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.