Nata e tretë e zjarrit në Dhivër: Flakët përparojnë drejt Memoraqit, Dërmishit, Navaricës dhe Rumanxasë

07/08/2521:35

Shperndaje:

Nata e tretë e zjarrit në Dhivër: Flakët përparojnë drejt Memoraqit, Dërmishit, Navaricës dhe Rumanxasë

 

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malin e Dhivrit që prej tre ditësh, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyje, pemëtari dhe banesa.

 

Flakët kanë prekur disa shtëpi dhe kanë shkrumbuar oborret, kopshtet dhe bahçet e dhjetëra familjeve në fshatrat Dhivër, Cerkovicë, Shëndre, Kulurat, Janicat dhe Llapsat. Zjarri vijon të jetë aktiv dhe sonte është duke avancuar drejt zonave të banuara të Memoraqit, Dërmishit, Navaricës dhe Rumanxasë.

 

 

Banorët shprehen të shqetësuar për situatën dhe kërkojnë ndërhyrje serioze dhe angazhim maksimal nga autoritetet për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

 

Ndërkohë, përhapja e zjarrit vijon të favorizohet nga temperaturat e larta dhe erërat, duke rritur rrezikun për dëme të tjera materiale në zonat përreth.

 

Situata mbetet kritike dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga strukturat përgjegjëse.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas rritjes së naftës, një tjetër krizë po afrohet: ushqimet rrezikojnë të shtrenjtohen ndjeshëm
Rritet në 200 Lekë çmimi i biletës së urbanit Sarandë–Ksamil, qytetarët të shqetësuar
Kërkohet person për mirëmbajtje dhe punë në shtëpi në fshat të Delvinës
Çmimi i naftës jashtë kontrollit, rikthehet Bordi i Transparencës dhe ulet akciza
Me naftën rriten edhe çmimet e plehrave. Fermerët e Sarandës dhe Konispolit në kolaps
Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.