Mori pjesë në fushatë, shkarkohet nga detyra e ndiqet penalisht inspektori i Tatimeve në Sarandë

21/06/1717:45

Shperndaje:


Mori pjesë në fushatë, shkarkohet nga detyra e ndiqet penalisht inspektori i Tatimeve në Sarandë.
Ministria e Financave informon Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Sarandë, që në ushtrim të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, të kryejë veprimet e nevojshme për hetimin, e E H, inspektor në Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Sarandë. Nisur nga informacionet, Hito, rezulton të jetë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në fushatë elektorale, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me VKM nr. 473, dt. 01.06.2017.
Dokumentacioni i plotë është përcjellë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për procedimin e menjëhershëm të inspektorit në fjalë. Nisur nga ky rast, Ministria e Financave u bën thirrje të gjithë punonjësve të institucioneve të varësisë qe të zbatojnë me përpikmëri detyrat funksionale në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe të mos bien pre e nxitjeve publike për tu përfshirë në fushatën zgjedhore, pasi do të përballen me ndëshkimin më të rreptë që parashikon ligji.
/D.Xh/shekulli

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.