

Ministrja e Arsimit: Fëmijët me aftësi ndryshe në fokus të veçantë, do t’i mbështesim në çdo aspekt


Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka vizituar “Institutin e Nxënësve që Nuk Dëgjojnë”, me fëmijët e të cilit kanë ndarë momente të ngrohta, si dhe janë njohur njëkohësisht me organizimin për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe respektimin e çdo mase anti-COVID.
Ministrja Kushi nënvizon se “Plot 73 nxënës në total gëzojnë përkujdesje maksimale nga stafi i përkushtuar dhe përveç akomodimit dhe shërbimeve ditore pranë institutit kanë kushte të favorshme për shërbimin mjekësor, dentar, psikologjik dhe atë logopedik”.
Ajo njëkohësisht shprehet mbi kurrikulën e programit të shkollës dhe lëndët që kanë në fokus zhvillimin personal e profesional:
“Kurrikulës së programit të shkollës, e cila bazohet në atë të arsimit 9-vjeçar të përgjithshëm, i është shtuar vjet edhe gjuha e shenjave shqipe duke përmirësuar kështu procesin e mësimdhënies dhe orientimin drejt edukimit dygjuhësh: në gjuhën e shenjave dhe në gjuhën e shkruar shqipe. Njëkohësisht, pranë institutit zhvillohen lëndë speciale për zhvillimin personal; lëndë profesionale si rrobaqepsia, këpucaria apo zdrukthtaria; sikurse ditë për ditë nxënësit zhvillojnë orë të shumta të edukimit sportiv dhe fizik”.
Në fund, Ministrja Evis Kushi cilëson se falë politikave të gjithëpërfshirjes të MASR, do të bëhet gjithmonë çka është e mundur që fëmijët me aftësi ndryshe të jenë në fokus të veçantë dhe të mbështeten në çdo aspekt.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Era e fortë/ Porti i Sarandës pezullon lundrimet deri më 22 Nëntor
29/09/2014:48

Nga mesnata priten reshje të dendura: Parashikimi i motit në Sarandë
29/09/2014:48

2 të dënuar nga Gjykata për trafik narkotikësh dhe moskallëzim dërgohen nga Policia në burg
29/09/2014:48

Vodhi portën e një shtëpie, arrestohet në flagrancë nga Policia
29/09/2014:48

Bajram Tusha prangoset përsëri, Gjykata e dënoi me 6 vjet për ngacmim seksual
29/09/2014:48

AKT VANDALIZMI NË SHËTITOREN E SARANDËS
29/09/2014:48

Ndahet nga jeta ideatori i furnizimit me ujë të Sarandës nga burimet e Tatzatit
29/09/2014:48

Fshati Vanë izolohet totalisht, banorët rrezikojnë jetën duke u kacavjerrë në urën e shembur – VIDEO
29/09/2014:48

Kapet i dënuari me 5 vjet burg për trafik, tregoi identitet të rremë pasi u kthye nga Greqia
29/09/2014:48

“E mbaja me bukë”/ Shoku i përdhunoi vajzën 12-vjeçare, babai tregon detajet: E pashë duke qarë…
29/09/2014:48






Rezervime

Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
29/09/2014:48

Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift me 1 fëmijë
29/09/2014:48

Apartament 2+1 me pishinë
29/09/2014:48

Vila Alvin, Apartament 1+1
29/09/2014:48

Dhomë çift për pushime
29/09/2014:48
Suvenire

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
29/09/2014:48

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
29/09/2014:48

Suvenire nga Saranda
29/09/2014:48

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
29/09/2014:48

Suvenire nga Saranda
29/09/2014:48




