Ministria e Shëndetësisë: 156 raste të reja me Covid, 158 të shëruar, 3 humbën jetën

27/08/2014:25

Shperndaje:


Pas më shumë se një jave me një bilanc jo pozitiv të numrit të të shëruarve, kjo e enjte ka shënuar një rekord të pacientëve që ia kanë dalë të fitojnë betejën me COVID. Gjatë 24 orëve të fundit, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja në ditë. Më konkretisht janë shëruar 158 persona, ndërsa kanë rezultuar pozitiv me COVID 156, si rezultat i 865 testimeve në shtet dhe privat.
Ndërkohë, 3 persona fatkeqësisht kanë humbur jetën. Bëhet fjalë për një 56 vjeçar, një 65 vjeçare nga Tirana dhe një 79 vjeçare nga Kuçova me sëmundje bashkëshoqëruese. Një rritje të lehtë ka pësuar numri i pacientëve që janë shtruar në 2 spitalet COVID në Tiranë, më konkretisht 4 më shumë se dje, ndërkohë që vijon të jetë e rëndë situata për 42 qytetarë, të cilët edhe pse e kanë fituar betejën me koronavirusi janë të detyruar që të qëndrojnë në spital për shkak të pasojave që u ka lënë ky virus.

Shpërndarje gjeografike e rasteve të reja
101 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himare, Kuçovë

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ju bën apel qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, duke respektuar masat e vendosura. Ruani distancimin fizik, vendosni maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, kujdesuni për higjienën personale. Bizneset duhet të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve”, përfundon njoftimi.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.