Mbyllet parkingu i paligjshëm në rrugën Skënderbeu në Sarandë – VIDEO

21/08/2411:57

Shperndaje:

Në rrugën Skënderbeu në Sarandë, është mbyllur parkingu i paligjshëm që ishte vendosur mbi trotuar, duke shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve. Ky parking ishte bërë një shqetësim i vazhdueshëm për banorët dhe kalimtarët, të cilët kishin hasur vështirësi në lëvizje.

 

 

Pas publikimeve të përsëritura në Saranda Web lidhur me këtë çështje, më në fund ka ardhur edhe reagimi i institucioneve përkatëse.

Në video që Saranda Web ka bërë publike, shfaqen momentet kur autoritetet ndërhyjnë për të zgjidhur këtë problem të mbartur prej kohësh.

Pas ndërhyrjes, vazot që ndanin trotuarin janë rivendosur në vendin e tyre, duke rikthyer normalitetin në këtë zonë të ngarkuar të qytetit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Çmimi i naftës jashtë kontrollit, rikthehet Bordi i Transparencës dhe ulet akciza
Me naftën rriten edhe çmimet e plehrave. Fermerët e Sarandës dhe Konispolit në kolaps
Lavazho Nr.1 në Sarandë kërkon punonjës me eksperiencë. Ofrohet Akomodim
Shkollat do jenë hapur edhe pas mësimit, qeveria plan për angazhimin e mësuesve në pension
Procedohet penalisht mësuesi në Finiq për keqtrajtimin e një nxënësi gjatë mësimit
Supermarket “DAKLESA” kërkon Kasiere dhe Punonjëse raftesh dhe Ekonomiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.