“Mbyllën sytë” – Procedohen penalisht 3 punonjës të IMT Bashkia Sarandë. Policia: Nuk ka më tolerime

19/07/2320:13

Shperndaje:

Policia njofton se gjatë kontrolleve të territorit në vijën bregdetare në jug të vendit, IKMT në bashkëpunim me Policinë e Sarandës konstatuan një lokal plazhi pa leje.

U referuan materialet procedurale në Prokurori dhe u shpall në kërkim R.P., për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës” për objektin dhe punimet përreth, në zonën e njohur si “Laguna”.
Ai dyshohet se ka kryer punime pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe 3 punonjës të IMT së Bashkisë Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ata dyshohet se duke mos vepruar, kanë lejuar ndërtimin pa leje të objektit në bregdet.

Autoritetet kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 120 çadra dhe 240 shezlonge.

Policia e Shtetit dhe IKMT janë të vendosura për të mos toleruar në asnjë rast paligjshmërinë dhe do të intensifikojnë kontrollet për të goditur çdo tentativë, për ndërtime pa leje apo shkelje të tjera.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetari denoncon vjedhjen e dy motorëve te rruga në rikonstruksion në Sarandë
Jepet me qira ambient për staf sezonal në Ksamil
Nis sezoni i kroçerave në Sarandë: “Sapphire Princess” sjell rreth 2600 turistë
18-vjeçari kapet në Sajadhë me rreth 60 kilogramë kanabis në një makinë me qira
Njoftim punësimi nga Art & Tourism Development Group
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.