Mbaron gjendja e jashtëzakonshme! Rihapet transporti publik. Maska, e detyrueshme

23/06/207:47

Shperndaje:


Ka përfunduar gjendja e fatkeqësisë natyrore, por kjo nuk duhet të ulë gatishmërinë për të përballuar koronavirusin. Në një dalje për mediat, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se rregullat nuk do të ndryshojnë, nuk do lejohen grumbullimi dhe do të vazhdojë të jetë në fuqi karantinimi për personat e infektuar.
“Përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk e ul gatishmërinë tonë në përballje me këtë virus të rrezikshëm, pasi vendi vijon të jetë në gjendje epidemie si pasojë e situatës së shkaktuar nga SARS-COV2. Që do të thotë që do të vijojnë të mbeten në fuqi të gjitha masat e marra në kuadër të gjendjes se epidemisë. Bazuar në ligjin për sëmundjet infektive, do të vijojnë të jenë të ndaluara grumbullimet e çdo lloji, si rrezik i lartë për përhapjen e virusit, do të vijojë karantinimi i personave të konfirmuar me COVID19 si rregull përgjatë gjithë kësaj gjendje, do të vijojnë të jenë në fuqi masat për të kufizuar përhapjen e infeksionit. Strukturat e Task-Forcës anti-Covid vijojnë të jenë të angazhuar 24/7 në të gjithë territorin, me kapacitet të plotë dhe çdo thyerje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi gjithashtu heqjen e kufizimit për transportin publik, por me rregulla strikte.

“Komiteti Teknik I Ekspertëve ka vendosur hapjen e transportit public, por vetëm nën protokolle strikte, tashmë të miratuara, ku vendosja e maskës qoftë nga ata që shërbejnë apo nga qytetarët që e përdorin transportin public, do të jetë e domosdoshme dhe nuk do të tolerohet asnjë thyerje e këtij rregulli”, tha Manastirliu.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.