Manoja Nikollo jep dorëheqjen: “Ambicia ime, përfaqësimi i Sarandës në Parlament”

24/01/2511:51

Shperndaje:

Kryetarja e PD Sarandë jep dorëheqjen për të kandiduar në Primare: “Ambicia ime, përfaqësimi i Sarandës në Parlament”

 

Kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Nikollo, ka bërë të ditur vendimin e saj për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës, në përputhje me udhëzimet e kryesisë së PD-së. Vendimi i saj vjen si rezultat i angazhimit për të kandiduar në Primare për listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025.

 

Në një reagim për anëtarët dhe simpatizantët e PD-së, Manjola Nikollo theksoi se dorëheqja e saj nuk është tërheqje, por një hap për të përfaqësuar Sarandën në nivelet qendrore të politikës.

 

“Falë mbështetjes suaj, 8 muaj më parë, u rizgjodha për një mandat të dytë si drejtuese e degës sonë. Përgjegjësia ime u dyfishua, dhe motivimi im për të përmbushur detyrën u shumëfishua. Me përulësi kërkoj që të pranoni vendimin tim për dorëheqje, për të ndjekur ambicien time legjitime për të garuar në Primare,” deklaroi ajo.

Manjola Nikollo theksoi se gjatë mandatit të saj është përpjekur të forcojë degën dhe të bashkojë demokratët në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Ajo shtoi se kandidatura për deputete nuk ka qenë kurrë qëllim në vetvete, por një hap për të kontribuar më tej në forcimin e PD-së dhe përfaqësimin dinjitoz të Sarandës në politikë.

 

“Ky është momenti që përfaqësimi ynë të kalojë në një stad të ri. Jam e bindur se Saranda meriton një përfaqësim në nivel qendror me dikë që e njeh dhe e kupton si duhet qytetin dhe hallet e tij,” shtoi ajo.

Në përfundim, Manjola Nikollo u bëri thirrje anëtarëve të PD-së të mbështesin këtë proces me qytetari dhe maturi, duke e cilësuar garën e Primareve si një “garë dinjiteti” dhe mundësi për të ofruar përfaqësuesit më të mirë për votuesit.

 

Ky vendim është pritur me interes nga anëtarët e PD-së dhe mbetet për t’u parë se si do të vijojë procesi i Primareve në Sarandë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shfrytëzonin një vajzë të mitur 16 vjeç, prangosen 2 gra në Sarandë – VIDEO
Manjola Nikollo mesazh për qytetarët e Sarandës: Dua t’ju përfaqësoj në Parlament
NJOFTIM PUNE NË MARKATA DON PESHK, SARANDË
Dhuna ndaj Arben Çipës/ Prokuroria e Sarandës: Të lirohet menjëherë!
Qytetari ankohet në Saranda Web: Nuk e kuptoj pse na sorollasin në Kadastrën e Sarandës
Një 42-vjeçar në Sarandë dhunohet me shkopinj dhe leva hekuri nga 3 persona

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.