Manastiri i Dyzet Shenjtoreve, Sarandë – Forty Saints Monastery

28/06/2220:23

Shperndaje:

Manastiri i Dyzet Shenjtoreve, Sarande – Forty Saints Monastery është një objekt kulti  unikal për stilin e ndërtimit. Bazilika dhe manastiri i ‘40 Shenjtorëve’ që ndodhet në majën e kodrës qëndron përballë Kalasë së Lëkurësit.

Manastiri ndodhet vetëm 4 kilometra larg qendrës së Sarandës. Manastiri i Dyzet Shenjtorëve ka një legjendë që lidhet me 40 ushtarë të arrestuar kristianë. Ata i përkisnin Legjionit 12-të Rrufeja. Atyre u kishin vënë alternativën: O të ndërronin fenë, o të pranonin vdekjen në kushtet e të ftohtit. Pranë vendit të martirizimit nuk mungonte dhe një banjë e ngrohtë. Kjo ishte në dispozicion të atij që do të ndërronte mendje. Por ata refuzuan dhe u dënuan me torture. I detyruan të qëndronin lakuriq në të ftohtin e dimrit dhe të qelive.

Manastiri i Dyzet Shenjtoreve: Gojëdhëna e mbetur në Sarandë thotë se 30 ishin të shenjtë dhe 10 demonë, të cilëve u përket nga një dhomë e nëndheshme. Në qelitë janë zbuluar piktura murale. Mes pikturave murale edhe ajo e një dishepulli që vlerësohet si një nga më të vjetrat e periudhës bizantine.

Manastiri i Dyzet Shenjtoreve duhet të jetë ndërtuar si qendër e rëndësishme pelegrinazhi. Kjo për të tërhequr besimtarët kristianë nga gjatësia e Adriatikut dhe thellësia e Ballkanit. Mendohet se kisha ka qenë funksionale deri në mesin e shek.19-të, falë kujdesjes së një komuniteti të vogël murgjish. Më past bazilika u braktis. Saranda Web

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama: shërbimi shëndetësor do modernizohet, do të futet inteligjenca artificiale në trajtimin e pacientëve
Behije Dida – Moj kutia flori larë | Këngëtarja sarandjote sjell këngën e saj më të re
Mitropoliti Nathanail meshë për Krishtlindjet në Sarandë, mesazh dashurie dhe solidariteti për fëmijët
Qytetari apelon përmes Saranda Web: Bashkia të mos i marrë në dorëzim këto punime – VIDEO
Aksident në aksin Vrion–Krane, automjeti përmbyset në kolektor te kthesa e Finiqit
SPAK akuza 2 ish-prokurorëve të Sarandës: Morën 55,000 euro për një masë sigurimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.