Lyen gruan me benzinë dhe i vë flakën, gruan e shpëtojnë fqinjët

13/12/1912:03

Shperndaje:


Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur mes një çifti shqiptarësh në Greqi. Siç raportohet nga mediat e shtetit fqinj, një 45 vjeçar shqiptar ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij, duke i vënë asaj zjarrin.

Paraprakisht mësohet se mes çiftit kishte nisur fillimisht një konflikt verbal, pasi burri dyshonte për xhelozi. Më pas, siç raportohet në media, ai spërkati gruan e tij me benzinë dhe i vuri flakën.

Kanë qenë fqinjët ata të cilët dëgjuan britmat e gruas së tmerruar dhe më pas njoftuan policinë dhe zjarrfikësen. Ata panë se nga apartamenti i katit të 5-të të familjes shqiptare po dilte tym.

Ekipet e emergjencës që mbërritën menjëherë në vendngjarje, mundën të shuanin zjarrin në banesë. Gruaja shpëtoi, por ka pësuar djegie të rënda.

Edhe 45-vjeçari pësoi lëndime të lehta në momentin që i vuri flakën gruas, por nuk ka rrezik për jetën. Ai është arrestuar nga policia dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.

Në momentin e ngjarjes, dy fëmijët 16 dhe 18 vjeç të çiftit shqiptar, nuk ndodheshin në banesë. Shtypi grek nuk ka publikuar identitetin e burrit dhe gruas, por bëhet me dije se ata jetonin dhe punonin prej vitesh në Greqi. JOQ Albania


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Biznes në Shitje në Sarandë – Lavanderi Moderne në Gjendje Pune
Përfundon numërimi i votave të diasporës për qarkun Vlorë: PS 70%, PD 12%, Shqipëria Bëhet 8,6 %
Armë, antiplumb dhe targa false, arrestohet një 32-vjeçar nga Saranda – EMRI
7 MILIONË EURO INVESTIM, POR SHATËRVANI NUK KA FUNKSIONUAR ASNJË DITË
Olti Çaçi: Jemi në hall, s’kemi ku ndërtojmë tualete publike – VIDEO
BUZË Hotel kërkon Recepsionist/e, Ndihmës Kuzhinier/e dhe Mirëmbajtës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.