LUKOVA TURISTIKE – iNFORMACIONE

LUKOVA – VIDEO & INFORMACIONE TURISTIKE PËR LUKOVËN

Lukova turistike është një ndër fshatrat karakteristike të bregdetit shqiptar. E vendosur vetëm 21 km larg qytetit të Sarandës, Lukova ofron për pushuesit mundësinë e përzgjedhjes së një pakete mjaft të kombinuar pushimesh.

VIDEO NGA LUKOVA TURISTIKE

Lukova shtrihet në dy kodra të veshura me plantacione ullinjsh dhe portokallesh në një lartësi prej 150 m nga bregu i detit dhe në bregdetin e saj të gjerë ka një numër të madh plazhesh të përmasave të ndryshme, duke filluar që nga plazhet e vogla me një atmosfere tejet intime deri tek plazhet popullore e festive të mirënjohura tanimë për pushuesit shqiptare, si plazhi i Shpellave dhe ai i Bunecit.

Natyra e paprekur, uji i kristaltë i Jonit me ngjyrën e veçante, fshati me kalldrëmin e tij karakteristik, me shtëpitë e tij tipike me muret mbuluar me lule, plazhet e arta, flora dhe fauna e pasur detare janë vetëm disa nga sekretet që ju duhet patjetër të zbuloni.

Ky material u realizua nga Saranda Web falë mbështetjes së Media for All dhe Qeverisë Britanike

Plazhi Shpella Lukove – në Lukoven Turistike

Plazhi Shpella Lukove – Vija bregdetare e Lukovës përbëhet nga një shumëllojshmëri të plazheve të vogla. Dhe një plazh i madh me emrin Shpella Lukove.

Ku ndodhet Plazhi i Shpellës së Lukovës?

Plazhi i Shpella Lukove gjendet 25 km larg Sarandës
Rruga për në plazhin Shpella Lukove ndjek kodrat poshtë si një rrugë gjarpër midis ullinjve. Është pikërisht kjo pamje që i jep asaj një bukuri unike dhe natyrore.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.