
LEGJENDA E BUTRINTIT – Origjina e emrit dhe historia e themelimit të Butrintit
Legjenda e Butrintit – Origjina e emrit dhe historia e themelimit të Butrintit
Legjenda e Butrinti – Një rrëfim i lashtë që duhet të njohë bota. Shkruar nga Hekuran Halili.
Në kohët e hershme, kur i gjithë Ballkani dhe një pjesë e madhe e Evropës banohej nga pellazgët, ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme në tokat e Spartës. Kope të panumërta buajsh të egër, të mëdhenj dhe të fuqishëm, pushtuan territoret e tyre, duke shkatërruar çdo gjë që u dilte përpara. Përballë kësaj katastrofe, pellazgët u bashkuan në një gjueti epike, e cila do të zgjaste dyzet ditë e dyzet netë.
Buajt ishin përbindësha të vërtetë: mbi dy metra të lartë, katër metra të gjatë, me brirë të fuqishëm dhe sy të kuq flakërues. Ata nuk kishin frikë nga asgjë dhe ishin thuajse të pamposhtur. Në mungesë të hekurit, pellazgët përdorën armë primitive – shkopinj të trashë e të gjatë, me maja prej guri stralli. Lufta ishte brutale, por pellazgët spartanë, megjithëse me humbje të mëdha, arritën t’i vrisnin pothuajse të gjithë.
Legjenda e Butrintit – Arratisja e buallit të fundit
Vetëm një buall, më i madhi dhe më i egri, mbeti i gjallë. I plagosur rëndë, por ende i pamposhtur, ai u largua me vrap, duke çarë përpara çdo gjë që i dilte rrugës. Pellazgët nuk iu ndanë. Njëzet ditë e netë zgjati ndjekja, derisa bualli mbërriti në fshatin Mursi, ku u ndal për të pirë ujë në një burim të madh. Ky burim, edhe sot, quhet “Bujana e Buoit”.
Teksa pa ndjekësit e tij, bualli lëshoi një ulërimë të fuqishme, një klithmë e çuditshme që për herë të parë përfshinte edhe tingullin “oiii…”. Burra të mençur mes pellazgëve e kuptuan: po ndiente fundin e tij dhe vajtonte veten.
Duke u tërhequr drejt fundit të tij, ai kaloi me not kanalin që lidhte liqenin Pelod (liqeni i Butrintit) me detin Jon. Posa doli në bregun tjetër, ra përdhe dhe dha shpirt.
Legjenda e Butrintit – Lindja e një qyteti legjendar
Pellazgët e Spartës dhe ata vendas e panë këtë si një shenjë të perëndive. Një nga pleqtë e ditur tha:
“Nuk është një gjë e zakonshme kjo. Është dëshirë hyjnore. Vetë Zoti e nisi buallin nga Sparta që të jepte shpirt këtu. Që nga sot, ky vend do të quhet ‘Bualltrojt’.”
Në vitet që pasuan, pellazgët vendas ndërtuan aty një qytet të madh, të bukur dhe të fuqishëm, të cilin e quajtën Qyteti i Bualltrojt. Me kalimin e shekujve, emri ndryshoi nga Bualltrojt në Buthrot dhe, në fund, në Butrint, qyteti që njohim sot.
A duhet që kjo legjendë të jetë pjesë e Butrintit?
Këtë legjendë e ka rrëfyer Dhimo Gogo nga fshati Mursi, bazuar në tregimet e babait të tij, Lole Gogo (1908), një njeri i ditur që fliste pesë gjuhë dhe kishte studiuar në Itali.
Sot, në hyrje të Butrintit, turistët lexojnë tabela me histori dhe informacione të ndryshme. A nuk duhet që edhe kjo legjendë të përkthehet dhe të ekspozohet aty, si pjesë e origjinës së emrit dhe historisë së këtij qyteti antik?
Shkruar nga Hekuran Halili
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 7
05/03/2510:53

Suvenire nga Saranda
05/03/2510:53

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
05/03/2510:53

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
05/03/2510:53

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 24
05/03/2510:53
