Lajm i mire per policet, shpërblime dhe pagesa e orëve shtesë për festat e fundvitit

15/12/1512:20

Shperndaje:

Lajm i mire per policet, shpërblime dhe pagesa e orëve shtesë për festat e fundvitit

Të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit do të marrin shpërblim monetar për festat e fundvitit. Lajmi u konfirmua nga zëvendësministri i brendshëm, Ilirjan Mustafaraj, i cili tha në Komisionin e Sigurisë Kombëtare se sipas kritereve për fundvit do të ketë shpërblime. “A janë planifikuar në buxhetin e këtij fundviti shpërblime për Policinë e Shtetit?”-pyeti deputeti socialist, Pjerin Ndreu.

Zëvendës ministri i brendshëm tha se jo vetëm do të ketë shpërblime fundvit, por do të paguhen dhe orët suplementare. “Vetëm gjatë këtij viti Policia e Shtetit është shpërblyer me një fond rreth 220 milionë lekë për orët suplementare. Ky fond është parashikuar edhe për vitin 2016 për tu përdorur, por siç jeni në dijeni dhe ju kjo është variabël.

Lajm i mire per policet, shpërblime dhe pagesa e orëve shtesë për festat e fundvitit

Përveç këtyre do të marrin edhe shpërblimin për fundvit, është parashikuar sipas kritereve përkatëse”,-tha numri dy i ministrisë, Mustafaraj. Komisioni për Sigurinë Kombëtare miratoi nen për nen buxhetin e Ministrisë së Brendshme për vitin 2016, buxhetin për SHISH-in dhe buxhetin për Ministrinë së Mbrojtjes, për vitin 2016. Ilirjan Mustafaraj, kërkoi një shtesë fondesh në buxhetin e kësaj ministrie.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e
Butrinti kthehet nga Peqini me fitore dhe merr kreun e renditjes – VIDEO
Butrinti përballje vendimtare ndaj Shkumbinit në Peqin, shans për t’u ngjitur në krye të Kategorisë
77-vjeçari ndalohet nga Policia, u denoncua nga një e mitur për përndjekje dhe ngacmim sek,sual
19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur
Kep Merli Resort & Residences kërkon të punësojë Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.