“Lajm i mirë në kohë të zymta”, vendet anëtare të BE-së i thonë “PO” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

24/03/20 14:59

Shperndaje:


Këshilli i Ministrave të BE-së, vendosi në një video-konferencë të zhvilluar të martën në mesditë që të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Këtë e bëri të ditur ministri gjerman i Evropës përmes twitter-it:

Lajm i mirë në këto kohë të zymta: më në fund drita jeshile në video-konferencën e sotme të Këshillit të Ministrave për Evropën për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Fitore për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor. Urime Tiranës dhe Shkupit, ka shkruar në twitter ministri gjerman i Evropës.


Ndajeni me miqte:

NA NDIQNI:

Postimet e fundit

Debat për pronat në Këshillin Bashkiak Sarandë, të djathtët braktisin mbledhjen – VIDEO
Gjykata e Sarandës rrëzon Prokurorinë: Hotel Central Park në Ksamil është me leje, të hiqet sekuestro
Restorant Pastaria në Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare
Harta e re territoriale: Këshilltarët e Ksamilit kërkojnë të bëhen me bashki – VIDEO
DAKLESA TRADITION në Sarandë kërkon punonjëse shërbimi në banak
Steakhouse GERI në Ksamil kërkon të punësojë Kamarier/e

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.