

Kujtime nga Saranda, qyteti ku gjelbërimi u zëvendësua nga betonizimi



Nostalgjikë për gjelbërimin, plazhet e virgjëra, lulishtet dhe qetësinë e dikurshme, banorët e Sarandës dhe vizitorët e saj kritikojnë ndërtimet pa kriter dhe betonizimin e pandalshëm të qytetit në tre dekadat e fundit.
Banorët e vjetër dhe të rinj të Sarandës ruajnë kujtime të ndryshme nga qyteti i tyre, por i bashkon i njëjti konstatim.
“Në asnjë vend të botës nuk ka betonizim të tillë si në Sarandë,” shkruan Roza Veliko Raidou në një pyetësor të Saranda Web. “Më mungon gjelbërimi, që u zëvendësua nga betonizimi,” shtoi ajo.
E njohur si “perla e jugut”, qyteti i Sarandës ka ndryshuar rrënjësisht gjatë tre dekadave të fundit. Përmes një pyetësori, Saranda Web i pyeti qytetarët se çfarë u mungon më shumë nga Saranda e dikurshme.
Dhjetëra qytetarë ndanë kujtimet e tyre përmes pyetësorit apo faqes sonë në Facebook, ku shumica thanë se u mungonte gjelbërimi, plazhet e virgjëra, lulishtet, por edhe qetësia.
Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori dhe ka shërbyer fillimisht si portë për qytetin antik të Finiqit. Zona mbart vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike, e megjithatë, gjatë dekadave të fundit ka njohur një shpërthim të industrisë së ndërtimit.
Të pyetur se si e vlerësonin ndryshimin e qytetit, mbi 85 përqind e qytetarëve të anketuar u përgjigjën ‘negativisht’, duke kritikuar betonizimin si dhe humbjen e identitetit të Sarandës.
“Më pëlqente të jetoja këtu, por tani më duket si një nga lagjet andej nga Kombinati në Tiranë,” shkroi Ersida Ahmetaj.
Të tjerë banorë sugjerojnë se nevojitet një rikonceptim i arkitekturës së qytetit.
“Duhen prishur ndërtimet që nga shkurtimi i përbindëshit 16 katësh e deri tek gjithë ndërtimet nga qendra e Sarandës e deri poshtë tek Limani. Ndërtimet te plazhi i ri duhen prishur, të jepet vazhdimësia e xhiros deri në shkallaret e Kodrës,” shkruan një tjetër banor.
Përveç banorëve, pyetësorit i janë përgjigjur edhe vizitorë dhe turistë të Sarandës, të cilët kanë dëshmuar për ndryshimet që ata kanë hasur.
“Herën e parë kam qenë si maturante në Sarandë në vitin 2003, e krahasoj tani Sarandën nga viti 2003-2021 ka shumë ndryshime, disa janë shumë të mira, por shumica nga ato e sidomos ndërtimet e larta janë jashtë çdo norme të ndërtimit,” shkruan një turiste.
“Ksamili në vitin 2003 ka qenë super i bukur në pastërti dhe plazhe publike sa të doje. Tani në plazhet e Ksamilit nuk ke ku të shkelësh,” shtoi ajo.
Më poshtë gjeni një galeri me fotot që na dërguan disa prej qytetarëve.



Na ndiqni:
Postimet e fundit

Eksploro Sarandën dhe qytetet përreth
03/01/2217:34

2T Group kërkon 2 shitës/e në Tabacco Shop në Sarandë
03/01/2217:34

U kap pas votimeve duke ndërtuar në Ksamil pa leje, prangoset 49-vjeçari
03/01/2217:34

ÇFARË PO NDODH NË PARKUN MIQËSIA NË SARANDË?!
03/01/2217:34

“Takim Brezash” në Shalës më 28 Maj
03/01/2217:34

NJOFTIM PUNËSIMI NË S-DESIGN MOBILERI NË SARANDË
03/01/2217:34

Përfundon numërimi, EMRAT e 31 anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak Sarandë
03/01/2217:34

NJOFTIM PËR DISA POZICIONE PUNE NË HOTEL RESTORANT ZERO – ZERO
03/01/2217:34

Ardit Cikuli: Nuk ia dolëm t’a kthejmë bashkinë në duart e qytetarëve
03/01/2217:34

Perfundon numerimi në Sarandë, Ardit Cikuli uron fituesin Oltion Çaçi – VIDEO
03/01/2217:34







Rezervime

Dhomë treshe me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
03/01/2217:34

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
03/01/2217:34

Apartament Ksamil 1+1
03/01/2217:34

Apartamenti 6 – Vila Stupende
03/01/2217:34

Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
03/01/2217:34
Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
03/01/2217:34

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
03/01/2217:34

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
03/01/2217:34

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
03/01/2217:34

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
03/01/2217:34




