Kryetari i Komunës së Suharekës takim me kryetarin e Bashkisë Sarandë

21/08/1918:05

Shperndaje:


Kryetari i Komunes se Suharekes ne Kosove Bali Muharremaj, i ardhur me pushime ne Sarande eshte takuar me Kryebashkiakun e Sarandes Adrian Gurma, per t’i uruar atij pune te mbare ne detyren e qytetarit te pare dhe me deshiren qe marredheniet e binjakezimit mes Suharekes dhe Sarandes te marrin nje zhvillim te ri, duke patur vullnet te perbashket.
Bali e ftoi homologun Gurma per te qene i pranishem ne festimet e Festarit, nje feste lokale nga me tipiket e Suharekes, qe lidhet me vreshtarine dhe rrushin e prodhimin e veres me te shumti.
Nga ana e tij Ardian Gurma e falenderoi kreun e Komunes se Suharekes, te binjakezuar me Saranden prej 6 vitesh, duke e cmuar iniciativen e tij.
Kryebashkiaku Gurma iu bashkua atij ne shprehjen e vullnetit per t’u dhene impuls te ri shkembimeve me interes te ndersjellte ne disa fusha.
Ai iu pergjigj fteses se marre prej tij per Festarin.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.