Kryeprokurori i Sarandës Kledian Llaho merr mandat 3-vjeçar, prezantohet nga kreu i KLP Alfred Balla

Kledian Llaho është prezantuar ditën e sotme nga kryetari i KLP, Alfred Balla së bashku edhe me zv. kryetarin e KLP, Tartar Bazaj si drejtues i Prokurorisë së Sarandës për një mandat 3-vjeçar.

Prezantimi i drejtuesit të Prokurorisë, Kledian Llaho vjen pas vendimit të marrë nga KLP në mbledhjen e datës 30 janar 2023.

Kryetari Balla i uroi suksese drejtuesit Llaho ndërsa u shpreh se, për vetë rëndësinë që ka Prokuroria e Sarandës, KLP vendosi që ta përfshijë në hartën e re te sistemit të drejtësisë. Ndërsa kërkoi nga ana e prokurorëve të Sarandës impenjim maksimal të fokusuar në çështje të drejtpërdrejta tek qytetarët e rajonit.

Zv/kryetari Tartar Bazaj, pas urimit, u shpreh që prokuroria e Sarandës ka nevojë për një godinë të re, pasi mjediset aktuale nuk janë të mjaftueshme për punën e prokurorëve, por edhe të oficerëve të policisë gjyqësore.

Vetë drejtuesi i Prokurorisë, Kledian Llaho duke falenderuar KLP për vlerësimin dhe besimin për emërimin e tij në krye të Prokurorisë së Sarandës, kërkoi nga KLP dhe Prokuroria e Përgjithshme plotësimin e vendeve vakante në Prokurorinë e Sarandës, ku nga 6 prokurorë në organikë, aktualisht janë vetëm 4.

Drejtuesi i Prokurorisë Kledian Llaho e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë prej vitit 1999, fillimisht si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës, me pas në vitin 2004 si oficer i policisë gjyqësore në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Në vitin 2014, Kledian Llaho u emërua prokuror në Prokurorinë e Vlorës dhe prej vitit 2022 ka ushtruar funksionin e drejtuesit të komanduar në Prokurorinë e Sarandës.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë nesër në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.