Krishti u Ngjall! – Qindra besimtarë në Sarandë festojnë Pashkët në Kishën Shën Harallambi
Krishti u Ngjall! – Qindra besimtarë në Sarandë festojnë Pashkët në mesnatë në Kishën Shën Harallambi
Besimtarët ortodoksë në Sarandë kanë përjetuar një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit fetar, duke marrë pjesë mbrëmjen e së Shtunës në ceremoninë solemne të Ringjalljes së Jezu Krishtit, që shënon kulmin e festës së Pashkëve.
Ceremonia është zhvilluar në Kishën “Shën Harallambi”, ku qindra besimtarë janë mbledhur për të ndjekur meshën e mesnatës, në një atmosferë të mbushur me besim dhe përkushtim. Në këtë natë të shenjtë nuk kanë munguar as emigrantët e kthyer nga Greqia, të cilët kanë zgjedhur të festojnë Pashkët pranë familjeve të tyre në Sarandë.
Shërbesa është drejtuar nga At Kozmai, i cili ka përcjellë mesazhin e fuqishëm të kësaj feste, duke theksuar rëndësinë e shpresës, dashurisë dhe ringjalljes shpirtërore.
Momenti kulmor i ceremonisë ka qenë shpallja “Krishti u Ngjall!”, çast në të cilin besimtarët kanë ndezur qirinjtë dhe kanë ndarë mes tyre urimin tradicional, duke krijuar një pamje mbresëlënëse drite dhe uniteti.
Pas përfundimit të meshës, besimtarët janë rikthyer në shtëpitë e tyre me qirinjtë e ndezur, duke vijuar kështu një traditë të hershme që simbolizon dritën dhe shpresën e kësaj nate të shenjtë.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
12/04/2610:51
Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
12/04/2610:51
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 20
12/04/2610:51
Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
12/04/2610:51
Suvenire nga Saranda
12/04/2610:51