Krim në familje: Burri dhunon për vdekje bashkëshorten dhe më pas vret veten – EMRAT

02/01/2614:31

Shperndaje:

Krim në familje në Orikum: Burri dhunon për vdekje bashkëshorten dhe më pas vret veten

 

Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e sotme Orikum, ku një krim i rëndë në familje ka përfunduar me dy viktima.

Sipas informacioneve paraprake, një burrë ka ushtruar dhunë të rëndë ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar plagë fatale. Gruaja është transportuar me urgjencë në spital në gjendje kritike, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

 

Krim në familje në Orikum Burri dhunon për vdekje bashkëshorten dhe më pas vret veten

 

 

Pas ngjarjes, autori është rikthyer në banesë, ku është gjetur pa shenja jete në ambientet e garazhit, pasi dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, pistoletë.

Viktimat janë identifikuar si Llogora Xhebroi dhe bashkëshortja e tij Sose Xhebroi.

 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të kësaj ngjarjeje tragjike. Hetimet vijojnë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti
Butrinti fiton 3-0 ndaj Devollit dhe mban gjallë garën për vendin e parë – VIDEO
Butrinti – Devolli LIVE në Saranda Web – sfidë vendimtare për kreun e renditjes
Hotel Porto Eda kërkon Sanitare hoteli. Punësim vjetor ose sezonal
Azura Hotel në Ksamil kërkon Punonjëse Kuzhine për Mëngjeset

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.