
KPA vendos shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho, Dumani: Cenohet besimi i publikut te drejtësia
KPA vendos shkarkimin e prokurorit Kledian Llaho, Dumani: Cenohet besimi i publikut te drejtësia
Kolegji vlerësoi se prokurori i Sarandës, Kledian Llaho kishte kryer deklarime kontradiktore, të pasakta e të pamjaftueshme për pasurinë, duke e bërë të pamundur verifikimin e situatës faktike, si dhe se kishte mangësi profesionale që në vlerësimin tërësor u çmuan se e vendosin subjektit në kushtet e cenimit të besimit të publikut tek drejtësia.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho. Sipas kryesueses të trupit gjykues të KPA, Natasha Mulaj, është çmuar i drejtë pretendimi i Komisionerit Publik dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, se prokurori Llaho nuk rezulton i besueshëm në kriterin e pasurisë, pasi është në kushtet e deklarimit kontradiktor, të paskatë e të pamjafueshëm, duke i çuar institucionet e rivlerësimit në pamundësi për të verifikuar se cilat deklarime të subjektit pasqyrojnë të vërtetën faktike lidhur me burimin e pasurisë së tij.
Shkaqet lidhur me figurën u vlerësuan prej KPA-së se, nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me këtë kriter, por lidhen me nevojën e kontrolit dhe veprimtarisë së subjektit në funksionin e prokurorit. Sipas Kolegjit, ato përbëjnë indicie të rëndësishme, se integriteti i subjektit është cënuar.
Në verifikimin e çështjeve profesionale u konkludua se subjekti ka dështuar të ndërmarrë hetime logjike, të mbledhë gjithë provat dhe në mënyrë efektive. Mulaj konstatoi ndër të tjera se subjekti ka treguar mangësi në efikasitetin hetimor për ndërmarrjen e veprimeve hetimore logjike dhe ka tejzgjatur hetimet, ku në një rast deri në katër vjet. Shkaqet lidhur me etikën për shkak të konstatimit të një situate të mundshme të konfliktit të interest u vlerësua se ishin të parëndësishme për zgjidhjen e çështjes.
Dumani paraqiti një analizë të hollësishme mbi pasuritë e padeklaruara ose të deklaruara në mënyrë të paqartë nga Llaho, duke përfshirë kontributet e familjarëve dhe transaksione të dyshimta për apartamente dhe depozita. Sipas tij, subjekti nuk ka mundur të provojë burimet financiare të ligjshme për disa prej pasurive të tij, duke paraqitur të dhëna kontradiktore.
Gjithashtu, Dumani evidentoi mangësi të rënda në profesionalizmin e Llahos, ku përmendi çështje penale të trajtuara me moskujdes dhe reduktim të rëndësisë së akuzave, si rasti i një ngjarjeje për vrasje që përfundoi me akuzë për armëmbajtje pa leje. Sipas SPAK, kjo dëshmon për një nivel profesional të papërshtatshëm dhe vendimmarrje të dyshimtë.
Kledian Llaho u konfirmua më 22 dhjetor 2022 me shumicë votash, pasi KPK i konsideroi bindëse shpjegimet dhe provat e dorëzuara prej tij në kundërshtim të barrës së provës për balancën negative në kriterin e pasurisë, si dhe për konstatimet për figurën dhe profesionalizmin.
Vendimmarrja e KPK u ankimua nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili e cilësoi vlerësimin e shumicës të pabazuar në aktet e dosjes. Ballhysa kërkoi që çështja ti nënshtrohej shqyrtimit në Kolegj dhe në përfundim të vendosej shkarkimi i Llahos për cënimin e besimit të publikut te drejtësia.
Më 31 janar 2024, KLP i dha Llahos një “vërejtje publike”, ndërsa më 10 prill vendosi uljen e pagës së tij me 20% për tre muaj dhe shkarkimin nga detyra e kryetarit të prokurorisë. Ndërkohë, prej 14 janarit Llaho është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive.
Vendimmarrja e Kolegjit për shkarkimin e Llahos nga detyra është përfundimtare dhe ka efekt të menjëhershëm.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit





Suvenire

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 30
01/08/2512:42

PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 1
01/08/2512:42

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 21
01/08/2512:42

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
01/08/2512:42

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
01/08/2512:42
