Kontratat e energjisë, nis aksioni për kapjen e bizneseve që paguajnë si familjarë

Kontratat e energjisë, nis aksioni për kapjen e bizneseve që paguajnë si familjarë

 

Subjektet private që ushtrojnë aktivitet ekonomik në kate të sipërme të ndërtesave shumëkatëshe janë përfshirë në një proces verifikimi nga grupet e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, të cilat kanë dalë në terren për të kontrolluar përputhjen e kontratave të energjisë elektrike me tarifat përkatëse. Sipas verifikimeve, në disa raste është konstatuar se biznese të ndryshme vijojnë të jenë të regjistruara si klientë familjarë, duke paguar tarifa më të ulëta prej 8.5–9.5 lekë/kWh, ndërkohë që për aktivitetet ekonomike aplikohet tarifa 14 lekë/kWh.

 

 

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, bën me dije se po vijon procesi i përditësimit të kontratave të energjisë elektrike për të gjitha kategoritë e klientëve, në kuadër të sistemit të ri të tarifimit. Gjatë kontrolleve në terren janë identifikuar subjekte private, kryesisht në sektorin e shërbimeve, që përdorin energjinë për qëllime biznesi, por tarifohen si konsumatorë familjarë. Për këtë arsye, FSHU u bën thirrje të gjitha bizneseve, organizatave jofitimprurëse dhe personave fizikë që veprojnë si subjekte ekonomike, të verifikojnë dhe përditësojnë kontratën e tyre të energjisë nëse rezultojnë ende të regjistruar në kategorinë familjare.

 

Sipas kompanisë, ky proces është i nevojshëm për të garantuar një tarifim të drejtë dhe të bazuar në përdorimin real të energjisë elektrike. Klasifikimi i pasaktë në sistem ka ardhur kryesisht si pasojë e kontratave të vjetra, mungesës së përditësimit të të dhënave ose ndryshimit të funksionit të ambienteve nga banim në aktivitet ekonomik. FSHU thekson se bashkëpunimi i subjekteve me grupet e kontrollit ndihmon në shmangien e penaliteteve dhe në kalimin korrekt nga tarifimi familjar në atë jofamiljar.

 

Në procesin e përditësimit përfshihen të gjitha subjektet që kryejnë veprimtari ekonomike në emër të një personi fizik apo juridik dhe që përdorin energjinë për zyra, dyqane, punishte, qendra shërbimi apo aktivitete të ngjashme. Po ashtu, përfshihen edhe organizatat jofitimprurëse që, në praktikë, kanë konsum energjie të krahasueshëm me atë të subjekteve ekonomike. Procesi nuk prek klientët që e përdorin energjinë vetëm për qëllime banimi dhe që janë realisht konsumatorë familjarë.

 

Përditësimi i kontratës realizohet përmes verifikimit të statusit aktual, paraqitjes së një kërkese për ndryshim kategorie dhe dorëzimit të dokumentacionit që vërteton natyrën ekonomike të aktivitetit, si NIPT apo ekstrakt nga QKB. Aplikimi mund të kryhet pranë sporteleve të Qendrave të Kujdesit të Klientit të FSHU-së, si edhe online përmes faqes zyrtare dhe aplikacionit të OSHEE-së. FSHU dhe OSHEE Group u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve të mos e shtyjnë këtë proces, duke theksuar se përditësimi i të dhënave kontribuon në një sistem më të rregullt dhe funksional të furnizimit me energji elektrike.

 

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë
Akuzohet se vodhi makinën te parkimi i një hoteli në Sarandë, kapet pas 30 minutash – VIDEO
Lexoni më shumë
Ulja e TVSH – ushqimet që përfshihen dhe sa mund të bien çmimet e 54 produkteve
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.