Kontrabanduan 25 viça të vjedhur, arrestohen 5 persona, mes tyre 2 veterinerë

11/03/2312:39

Shperndaje:

Sarandë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Informale”.

Kontrabandonin bagëti të trasha, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim tregtimin e tyre, vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen 2 kamionë me të cilët transportoheshin 25 krerë bagëti të dyshuara të vjedhura në Greqi, si dhe 5 aparate celulare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra, mbështetur dhe në inteligjencën informative, se në Konispol po bëhej tregtimi i disa bagëtive të trasha të kontrabanduara, kanë organizuar punën dhe kanë goditur këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informale”.

Si rezultat u vunë në pranga shtetasit:

Arben Husi 50 vjeç, banues në Konispol, Kreshnik Likaj, 32 vjeç, banues në Fier dhe Venedik Dylmishi 37 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim, Adil Sheraj 55 vjeç, me detyrë veteriner, në Zyrën e Bujqësisë Sarandë, dhe Jurgen Haxhi 26 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin bagëtitë të trasha, në Greqi, i kontrabandonin ato, nepërmjet kufirit të gjelbër, në territorin shqiptar, dhe me anë të dokumenteve të falsifikuara, i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas reagimit të banorëve, Rama anullon takimin e kërkuar te Rrapi i Nivicës
ARJA’S FISH Restorant në Sarandë kërkon Ndihmëse në Kuzhinë
Auron Tare: “The Albanian File” nuk është vetëm një libër, por anatomia e një mendësie
TAVERNA ULSON në Sarandë kërkon Ndihmës Kamarier/e Turni i Dytë
NENI Fish & Grill kërkon Ndihmës/e kuzhine dhe Kamarier/e për Turnin e Pasdites
Pas ngjarjeve në Kakome, Rama kërkon takim me banorët: Dua të vij te Rrapi i Nivicës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.