Konfirmohet në detyrë pas vetingut prokurori i Apelit Gjirokastër Gjon Fusha

12/06/2011:39

Shperndaje:


Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Gjirokastrës, Gjon Fusha u konfirmua në detyrë të premten. Megjithatë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të transferojë dy çështje hetimore për inspektim nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë.
Procesi i vetingut për prokurorin Fusha u krye nga Genta Tafa Bungo, Suela Zhegu dhe Pamela Qirko. Gjatë seancës dëgjimore në KPK, prokurori Fusha u përball me dy raporte të ndryshme të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, të cilat hidhnin dyshime mbi hetimin e dy çështjeve penale.

Zhegu sqaroi se nga ana e prokurorisë së Gjirokastrës ishin dorëzuar dy procedimet penale për të cilat DSIK ka ngritur dyshime për paligjshmëri të kryera nga prokurori Fusha. Bashkëshortja dhe njëkohësisht përfaqësuesja ligjore e prokurorit Fusha, Anxhela Fusha e quajti të drejtë vlerësimin e parë të DSIK-së, ndërkohë që u ndal gjatë në qëndrimin e tyre ndaj raportit të dytë që konstaton papërshtatshmërinë.
Ajo renditi disa çështje të përfaqësuara prej bashkëshortit në cilësinë e prokurorit të Apelit Gjirokastër për të cilat tha se mund të kishin lidhje me konstatimet e DSIK. “Ai ka zbatuar vetëm ligjin. Kush e lexon në mënyrë të njëanshme konstatimin e DSIK mund të ngrejë dyshime,” tha ajo.

Hetimi administrativ nuk gjeti probleme të pasurisë, ndërsa prokurori Gjon Fusha mori vlerësim pozitiv për profesionalizmin.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Operacioni “The End” – Mashtronte biznese duke u prezantuar si inspektor shtetëror, arrestohet 26-vjeçari nga Saranda
Jako Premium Hotel kërkon Recepsionist/e, Sanitare dhe Punonjëse Lavanderie. Ofrohet akomodim
48-vjeçari nga Athina dërgohet pa shenja jete në urgjencën e spitalit në Sarandë
Disiplina e ashpër edhe me Delvinën për kore fyese në stadium ndaj zyrtarëve dhe ekipit të Butrintit
Komisioni i Disiplinës vendim të ashpër për Butrintin pas banderolave në ndeshjen me Delvinën
Investim 360 mijë euro për rrugët e brendshme në “Baba Rexhepi” dhe Lagjen nr. 3 në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.