KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa

07/07/2518:23

Shperndaje:

KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa

Dëme të mëdha në Bunec nga shembja e digës së hidrocentralit Sasaj – banorët ende pa dëmshpërblim

 

Në janar të këtij viti, banorët e fshatit Bunec në Lukovë u përballën me një fatkeqësi të madhe: një sasi e madhe uji doli nga diga e hidrocentralit Sasaj dhe përmbyti shtëpi, dyqane e biznese, duke shkaktuar dëme të mëdha.

 

Banorët në Bunec: Duam dëmshpërmblim, uji i digës së Hec Sasaj erdhi 4 metër lartësi

 

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, diga u shemb sepse nuk ishte mirëmbajtur. Muret e basenit të hidrocentralit kishin çarje të vjetra dhe nuk ishte marrë asnjë masë për riparimin e tyre. Kur çarja u përkeqësua, uji i grumbulluar shpërtheu, duke rrjedhur me forcë drejt fshatit.

 

Si pasojë, dhjetëra familje panë shtëpitë dhe orenditë e tyre të shkatërruara nga uji. Pajisje elektrike, mobilie, karrige, frigoriferë e çdo gjë që ndodhej në katet e para u dëmtuan apo u morën nga rrjedha. Baret, restorantet dhe dyqanet pranë rrugës kryesore Vlorë–Sarandë, që për shumë familje ishin burimi i vetëm i të ardhurave, u shkatërruan pothuajse plotësisht.

 

Jo vetëm banesat, por edhe mjedisi pësoi dëme: pemët frutore dhe ato zbukuruese u shkulën nga rrënjët, tokat bujqësore u mbuluan nga balta dhe rruga përmes fshatit u bllokua për ditë të tëra.

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka theksuar se kompania që administron hidrocentralin, “Energo-Sas”, kishte dijeni për dëmtimet në digë, por nuk ndërhyri. Mungesa e investimeve për mirëmbajtje dhe mosrespektimi i detyrimeve ligjore ishin arsyet kryesore që çuan në shembjen e digës.

 

Gjithashtu, KLSH ka kritikuar edhe institucionet që duhet të kishin kryer kontrolle dhe inspektime për të parandaluar këtë ngjarje. Megjithatë, asnjë masë konkrete për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nuk është marrë deri më tani.

 

Banorët e Bunecit presin drejtësi dhe ndihmë për të rindërtuar jetën e tyre, ndërsa përgjegjësit ende nuk kanë dhënë llogari.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Alban Muço: “Më ishte krijuar bindja se isha prokuror i SPAK-ut, nuk kam dëmtuar asnjë” – VIDEO
Thoma Noti, ish-volejbollist i Butrintit të Sarandës, ndahet nga jeta në moshën 84 vjeç
Richard Hodges, që quajti Shqipërinë “shtet artificial”, pritet me nderime nga Ministri i Kulturës
U shkarkua nga prefekt pas 9 muajsh, Nesturi: Faleminderit kryeministrit Rama dhe bashkëpunëtorëve
“Prokurori i rremë” i arrestuar sot në Sarandë ka bërë 2 herë burg me emrin e vëllait
“Prokurori i rremë” që zhvati të korruptuarit në Sarandë, një histori që do ta kishin zili edhe filmat

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.