Kallëzohet në Prokurori ish-zyrtari i ish-komunës Vergo në Delvinë
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori kreun e ish-komunës Vërgo në Delvinë, F. K., pasi ka lidhur 178 kontrata qiraje për dhënien në përdorim të pronës shtetërore me sipërfaqe 207 ha me afat 99 vjeçar, gjatë viteve 2010 dhe 2013.
Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 497/1, datë 16.5.2017, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Delvinë dhe Njësinë Administrative ish-Komuna Vërgo për periudhën 01.01.2012 deri më 31.7.2016, me objekt: “Auditimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare”.
Me Vendimin nr. 132, datë 29.09.2017 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 497/8, datë 29.09.2017, me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Delvinë, masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 39 milion lekë.
Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e dhënies me qira të tokave bujqësore të pandara nga ish-Komuna Vërgo, për 178 raste me sipërfaqe totale rreth 207 ha, ndër të cilat më kryesoret janë:
– Parcelat e dhëna me qira për vitin 2010 nuk kanë një referencë ligjore, titull pronësie, pasi rezulton se ish-Komunës Vërgo nuk i kanë kaluar në pronësi me VKM, pra nuk ka qenë pronare e sipërfaqeve të tokës së dhënë me qira.
– Vendimet e Bordit të dhënies me qira të tokave bujqësore, të pandara të ish-Komunës Vërgo, janë absolutisht të pavlefshëm, pasi janë marrë në kundërshtim me sa përcakton neni 678 e vijues të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, dhe nuk janë miratuar në këshillin e ish Komunës Vërgo;
– Vendimet e Komisionit janë absolutisht të pavlefshme edhe për faktin se nuk janë nënshkruar nga anëtarët e tjerë të BQTBP por vetëm nga Kryetari i Komunës, duke mos i dhënë atyre formën, fuqinë dhe vlerën juridike; në kundërshtim me neni 678 e vijues të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë, nenin 32/e i ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore” i ndryshuar, VKM nr. 531, datë 21.8.1998 “Për tokat bujqësore të pandara”, i ndryshuar Udhëzimin e KM nr. 01, datë 18.07.2012. “Për procedurat e dhënies me qira të tokave bujqësore, të pandara” i ndryshuar.
Për këto shkelje dhe për të tjera, KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, me shkresën nr. 497/9 datë 10.10.2017 kallëzim penal ndaj F.K. me funksion ish-Kryetar i Komunën Vërgo, Delvinë, për konsumimin e elementëve të veprës penale “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës i ka rekomanduar Bashkinë Delvinë masa me karakter organizativ në lidhje me eleminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në buxhet, kryesisht në fushën e tatim taksave, në vlerën 22 milion lekë.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
26/12/1722:29
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
26/12/1722:29
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
26/12/1722:29
Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
26/12/1722:29
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
26/12/1722:29