Kalaja Trekendore e Vivarit – Vivar, Butrint – VIDEO

07/12/1521:24

Shperndaje:

Kalaja Trekëndore e Vivarit – Vivar, Butrint ndodhet në bregun jugor të Kanalit të Vivarit dhe njihet me këtë emër nga planimetria në formën e një trekëndëshi.

Në të tri këndet te Kalaja Trekendore e Vivarit janë ndërtuar kulla në formë rrethore ku ajo jugperëndimore ruhet në lartësinë e plotë. Fazës së pare të ndërtimit (shek.13- të – 14-të) i përkasin vetëm muret e kalasë, gjurmët e disa ndërtimeve të brendshme si dhe frengjitë me mbulesë pllakash në formë çatie. Në një fazë të dytë u ndërtua kulla dykatëshe jugperëndimore.

Ndërkohë që dy kullat e tjera që për nga teknika e ndërtimit, forma dhe arkitektura e brendshme janë të njëjta, i përkasin një periudhe të tretë ndërtimi.

Periudhës së katërt të ndërtimit Kalaja Trekendore e Vivarit (shek.17-të – 18-të) i përkasin ambientet e brendshme të mbështetura në murin jugor dhe perëndimor.

VIDEO

Ky emision u realizua nga Saranda Web falë mbështetjes së Media for All dhe Qeverisë Britanike

Kalaja Trekendore e Vivarit

Kalaja ndodhet në bregun jugor të Kanalit të Vivarit dhe njihet me këtë emër nga planimetria në formën e një trekëndëshi.

Në të tri këndet e saj janë ndërtuar kulla në formë rrethore ku ajo jugperëndimore ruhet në lartësinë e plotë. Fazës së pare të ndërtimit (shek.13- të – 14-të) i përkasin vetëm muret e kalasë, gjurmët e disa ndërtimeve të brendshme si dhe frengjitë me mbulesë pllakash në formë çatie. Në një fazë të dytë u ndërtua kulla dykatëshe jugperëndimore.

Ndërkohë që dy kullat e tjera që për nga teknika e ndërtimit, forma dhe arkitektura e brendshme janë të njëjta, i përkasin një periudhe të tretë ndërtimi.

Periudhës së katërt të ndërtimit (shek.17-të – 18-të) i përkasin ambientet e brendshme të mbështetura në murin jugor dhe perëndimor.

Ky emision u realizua nga Saranda Web falë mbështetjes së Media for All dhe Qeverisë Britanike


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.