Kablli elektrik rrezik për jetën e banorëve


Një kabull i zhveshur elektrik rrezikon jetën e banorëve të një pallati në Sarandë.
Banorët e pallatit i cili ndodhet në rrugën “Mitat Hoxha” në Sarandë thonë se çdo ditë ka shkëndi zjarri si pasojë e ngarkesave që mund të ketë në rrjetë. Njëri nga banorët i cili e ka fare pranë ballkonit të tij, Thimio Thoma thot se ka bërë kërkesë tek OSHEE për të marra masa në lidhje me këtë problem, por deri tani askush nuk ka shkuar për ta parë si rast.
Report tv e ka marr ankesën e qytetarit Thimio Thoma i cili kërkuar ndihmën e televizionit për ta publikuar si rast.
“Kablli është në dy pozicione i zhveshur dhe jam ankuar për këtë problem dy tri herë dhe nuk kam marrë asnjë lloj përgjigje. Siç po e shikoni kjo është një situatë shqetësusese për mua, për familjen time dhe për të gjithë pallatin. Tani vjen periudha e dimrit dhe ndodhin shkarkesa elektrike dhe siç po e shikoni se këtu ndodhet një gjendje shumë e vështirë”-tha ai.
Pas marrjes së ankesës gazetari i Report tv ka shkuar bashk me qytetarin edhe tek zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Thimio Thoma ka biseduar me punonjësit e Oshee dhe është në pritje të marrjes së masave
“Bisedova me inxhinierin dhe më dha afat deri në fund të javës se kablli do të hiqet. Jam në pritje”-vijon më tej Thimio Thoma për Report TV.
Rastet e qytetarëve që kërkojnë ndihmë në zyrat e shteti kanë qenë të shpeshta, por që janë përbalur me neglizhencën e punonjësve, për këtë është dashur publikimi në media dhe më pas marrja e masave, pasi problematikat janë ndjekur titullarët e lartë
.
VIDEO shiko ne youtube https://youtu.be/MOAtpoRooxw

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

PD Sarandë mbledh Kryesinë për protestat në Tiranë, por hesht për problemet e qytetit të vet
Lexoni më shumë
Legalizimet e banesave: si të merrni faturën e truallit online dhe kush përfiton ulje
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve
Lexoni më shumë
157 mijë euro për rikonstruksionin e 15 banesave të familjeve në nevojë në Delvinë
Lexoni më shumë
SPORT VISION ALBANIA kërkon Shitëse për dyqanin në Sarandë
Lexoni më shumë
Shitet apartament 1+1 i mobiluar në lagjen Kodër, Sarandë. Çmimi 135,000 euro
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.