Jorgulla Rubie rrëfen mes lotësh ferrin e familjes në kampin e Tepelenës

21/09/2512:01

Shperndaje:

Jorgulla Rubie rrëfen mes lotësh ferrin e familjes në kampin e Tepelenës 

Lot dhe kujtime nga Mursia: Një fshat që ende qan plagët e komunizmit 

 

Jorgulla Rubie nga fshati Mursi në Sarandë rrëfen mes lotësh ferrin e familjes në kampin e Tepelenës

 

Në fshatin Mursi të Sarandës, heshtja e sotme u thye nga klithmat e dhimbjes së familjarëve që kujtojnë viktimat e regjimit komunist. Shpirtrat e të persekutuarve të viteve 1946–1990 duket sikur enden ende ndër rrugët e fshatit, aty ku kujtimi i tyre është i ngulur si një varr i hapur që nuk mbyllet kurrë.

 

Me sytë e mbushur në lot, Jorgulla Rubie, e bija e Stefan Gore Kote, rrëfeu dramën që ka shoqëruar brez pas brezi familjen e saj. Historia e saj është një plagë e hapur e njerëzimit:

SHIKO VIDEO në youtube

https://youtu.be/zFklU6DbjH4

 

 

“Nënën e torturuan në burgun e Konispolit, i thyen dy brinjë, dhe më pas e nisën në kampin e Tepelenës bashkë me dy fëmijët. Aty, një prej fëmijëve ja rrëmbyen, ja zhdukën përjetësisht operativët e Sigurimit. Babain tim e shpëtuan dy gra çame, e futën nëpër tumane dhe e nxorrën nga kampi bashkë me një fëmijë tjetër, duke kaluar mes kanalizimeve të ujërave të zeza. Ai jetoi me vite në male, si i ndjekur nga vdekja, ndërsa nëna i çonte racionin e bukës dhe vetë mbijetonte duke ngrënë bar…”

 

Zëri i saj, i mbytur në lot, dridhej si një dëshmi e gjallë se terrori nuk ka kaluar kurrë. “Tmerri i babait tim ishte Dega e Sigurimit në Sarandë”, tha ajo, duke shtuar se çdo dyshim, çdo zë, çdo hije e sillte sërish nën hetim e tortura.

 

Fshati Mursi në Sarandës është ndër më të goditurit nga diktatura komuniste. Një i pushkatuar, dhjetëra të burgosur, qindra të internuar dhe nëntë të vdekur në qelitë e errëta të burgjeve. Pas çdo emri të atyre viktimave fshihet një familje e shkatërruar, një nënë që ka qarë pa varr, një fëmijë që ka rritur dhimbjen si trashëgimi.

 

Mursi nuk është thjesht një toponim në hartë – është një plagë që flet për barbarinë e njeriut ndaj njeriut. Çdo gur i këtij fshati, çdo shteg malor dhe çdo derë e mbyllur bart kujtimet e atyre që nuk u kthyen kurrë.

 

Përkujtimi i sotëm nuk ishte vetëm një ceremoni. Ishte një amanet i brezave që kanë mbijetuar. Një klithmë që kërkon drejtësi, një thirrje për të mos lejuar që harresa të bëhet varri i dytë i viktimave.

 

Mursi, me historitë e tij që të ngrijnë gjakun, mbetet simbol i qëndresës dhe i dhimbjes së një populli. Të kujtosh ata martirë, është detyrim moral, është nderim për të vërtetën dhe është garanci se kurrë më nuk do të përsëritet një natë kaq e gjatë mbi këtë vend.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pa paralajmërim dhe pa sqarime: zhvendosja e nxënësve të ‘9 Tetorit’ alarmon prindërit
Taksa e ndërtesës ndryshon: si llogaritet dhe çfarë ndryshon me faturën e re
Ashensorët pa kontroll dhe siguri, rrezik i përditshëm për banorët e pallateve
Kompania FIX PRO kërkon Agjent Shitje dhe Sistemues malli për degën në Sarandë
Ligji për trajtimin penal të të miturve sjell avokat të detyrueshëm dhe hetim të specializuar
Qeveria miraton bonuset mujore për pensionistët. Ja sa do përfitojnë sipas kategorive

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.