I jepet Lamtumira e fundit. Dëshmia rrënqethëse e shokut që pa vrasjen me sy

07/11/1614:40

Shperndaje:


Vrasja e rojes se karburantit ne SarandeVrasja e rojes se karburantit ne Sarande
Pamjet kur autori i vrasjes shkon ne karburant dhe ekzekuton babain e 2 femijeve
Pamjet e arrestimit te autorit

Posted by Saranda Web on 06.11.2016

Familjarë dhe të afërm, mes dhimbjes e lotëve, i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit babait të dy fëmijëve, 44-vjeçarit Artan Hoxha që u vra mëngjesin e djeshëm në punë, në një pikë karburanti, në Qafë Gjashtë të Sarandës kur 27-vjeçari narkoman Arqilea Koçi, shkoi për të grabitur.
Në pikën e karburantit ku punonte të gjithë kanë mbetur të shokuar nga ngjarja, ndërsa kolegu i tij, dëshmitar në vrasje tregon momentet e grabitjes dhe arsyet pse personi i maskuar qëlloi mbi Artanin. Ai thotë Artani bashkë me Mandin, kamarieri ishin të ulur tek tavolina në mjediset e jashtme të lokalit. 34 vjeçari Arbër Katiraj tregon se Artani u qëllua vetëm pse lëvizi nga vendi.
“Ndodhesha në zyrë në momentin kur erdhi një person me motor të kuq dhe dëgjova që tha: Kjo është grabitje. Lekët, lekët! Kamarieri Mandi dhe Artani ishin bashkë të ulur tek tavolina jashtë. Mandi, kamarieri u ngrit i pari dhe i tha nuk kam lekë me vete dhe iku me shpejtësi brenda. Në atë kohë Artani lëvizi, personi me skafandër në kokë nuk foli por qëlloi mbi të me armë dhe u fut me shpejtësi në lokal. Atje kamarieri i hodhi lekët që kishte në tokë. Hajduti i mblodhi ato në tokë dhe u largua. Hajduti nuk dinte që isha edhe unë brenda në zyrë, se ndoshta edhe mbi mua do kish qëlluar”.
44-vjeçari Artan Hoxha, ishte punësuar prej disa kohësh në karburantin ku la frymën e fundit, ndërkohë që vëllai i tij kishte marrë me qira një lavazh në të njëjtin vend. Viktima ishte prind i dy fëmijëve, një djali 21-vjeçar dhe një vajze. Gjendja ekonomike e familjes së tij ishte e vështirë, këtë vështirësi dyfishonte sëmundja e rëndë e vajzës së tij.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pulbardha Bay në Ksamil kërkon Zgarist dhe Tiganist. Ofrohet akomodim
Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.